E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy ne Shkup Zgjidhni ceshtjen e emrit

SHKUP-Presidenti i Keshillit Evropian te BE-se Herman Van Rompuy ishte per vizite ne Shkup ku theksoi se Bashkimi Evropian eshte i hapur per zgjerim por se per kete duhet te plotesohen kriteret. Ai tha se perspektiven e vendeve te rajonit e shikon ne Bashkimin Evropian. Zoti Rompuy inkurajoi autoritetet maqedonase per realizimin e reformave nderkohe qe beri thirrje per zgjidhjen e problemit te emrit te ketij vendi.

Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy theksoi nevojen per zgjidhjen e ceshtjeve te hapura. Zoti Rompuy shprehu zotimin e tij per stabilitet te rajonit te Ballkanit dhe per perspektiven e tij evropiane. Ai tha se Maqedonia ka bere perparim ne vitet e kaluara nderkohe qe inkurajoi autoritetet e ketij vendi qe te vazhdojne me reforma te plota dhe kete qeverisje te mire e sundim te se drejtes.

Zoti Rompuy mes tjerash theksoi mbeshtetjen e fuqishme qe Bashkimi Evropian ia jep Marreveshjes se Ohrit per te cilen tha se ka ndertuar shoqerine shumetnike dhe demokratike ne kete vend.

Zyrtari i larte evropian vuri ne dukje se me zgjidhjen e problemit te emrit te Maqedonise do ti hapen dyert kesaj republike drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ai la te kuptohej se edhe pse Bashkimi Evropian nuk eshte perfshire drejtperdrejte ne ceshtjen e emrit te Maqedonise do te duhej te kishte nje pelqim te dyanshem mbi kete pra midis Maqedonise dhe Greqise.

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski e shikon viziten e presidentit te Keshillit Evropian Van Rompuy si nje mesazh per zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kryeministri Gruevski shprehu qendrimin se zgjerimi do te duhej bere mbi baze te meritave individuale te cdo shteti vec e vec. Ai tha se vendi i tij eshte perqendruar tek realizimi i reformave ndersa theksoi maksimalizimin sic tha te perpjekjeve te qeverise se tij per zgjidhjen e ceshtjes se emrit. Autoritetet maqedonase presion nje raport pozitiv nga Komisioni Evropian ne nentor te ketij viti.

Keshilli Evropian te cilin e drejton zoti Rompuy eshte nje organ i cili percakton drejtimet e pergjithshme politike dhe perparesite e Bashkimit Evropian. Para nisjes ne turnene ballkanike zoti Rompuy ka bere te ditur se ne Bashkimin Evropian nuk ka vend per konfliktet rajonale.

d.b/VOA/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›