E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Fajon Kosova ende larg liberalizimit

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon percolli ne Prishtine mesazhe jo te mira. Ajo tha se Kosova eshte larg procesit te liberalizimit te vizave.

Pas nje takimi me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi eurodeputetja kerkoi nga institucionet e shtetit te ri qe se pari te luftojne krimin korrupsionin dhe te bejne menaxhimin e integruar te kufijve te cilat jane dhe kushtet baze.

Megjithate Fajon shpreson qe Kosova deri ne fund te vitit 2010 do te marre te pakten udherrefyesin.

Ende nuk ka nje udherrefyes per Kosoven. Ka ende shume pune per tu bere pune te cilat Shqiperia dhe Bosnja i kane kryer vitin e kaluar. Nderkohe Kosova e ka nisur seriozisht punen e saj ne kete proces por ka shume per te bere. Eumlshte shume e rendesishme qe Kosova te kuptoje se si te zbatohen te gjitha kriteret por kjo nuk eshte e lehte dhe procesi eshte i gjate. Duhet te gjejme rruge se si te dilet nga kjo situate. Duhet te luftohet krimi dhe korrupsioni ne menyre qe te ecni perpara. Liberalizimi i vizave eshte nje hap i rendesishem drejt BE-se dhe per kete kam ardhur ketu. Kerkoj zbatimin e kritereve pasi kjo eshte shume e rendesishme deklaroi eurodeputetja Fajon.

Nderkohe ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi u kerkoi deputeteve evropiane qe te ndihmojne Kosoven ne kete proces.

Kerkova qe ashtu sic ka qene e suksesshme per liberalizimin e vizave me dy vendet Shqiperia dhe Bosnja te jete e suksesshme ne liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves. Pershpejtimi i liberalizimit te vizave per qytetaret Kosoves eshte shume domethenes u shpreh presidenti ne detyre Jakup Krasniqi.

Me tej Krasniqi e njohu eurodeputeten me punen e legjislativit kosovar. Nder te tjera per detyrimet e kryera ne hartimin e ligjeve te cilat ishin rekomanduar nga raporti i progresit vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›