E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Partitë rivale po na shkaktojnë dëme

Zëdhënësi i kësaj partie, Arban Abrashi ka përmendur thyerjen e zyrës së LDK-së në komunën e Skenderajt, pa precizuar se kush e ka thyer atë.

Po ashtu, Abrashi ka përmendur edhe rastin e Partisë Demokratike të Kosovës, ku kjo parti, sipas tij, “po përdor pa të drejtë fotografitë e Isa Mustafës për kundër-fushatë”.

Gjatë kësaj konference për shtyp, Abrashi ka thënë se LDK-ja ka mbështetje të madhe në popull. Ai këtë e bazon në pjesëmarrjen e madhe në mitingje të LDK-së dhe klikimet që po i bëhen ueb-faqes së kësaj partie.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›