E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat dimërore pushtojnë gjithë vendin

Megjithëse jemi akoma në muajin tetor, temperaturat janë të njëjta me të stinës së ftohtë të dimrit. Meteorologët parashikojnë që edhe ditën e hënë deri të martën në mesditë do të ketë  reshje shiu.

Temperaturat në Tiranë kanë shënuar 8 grade celsius mëngjesin e sotëm, ndërkohë që ne mesditë arritën në  15 grade celsius.

Java e ardhshme pritet të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, ndërkohë që reshjet parashikohet të rikthehen sërish fundjavën e ardhshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›