PD përshëndet marrëveshjen për kufirin
“Partia e Drejtësisë ka marrë parasyshë të gjitha rrethanat rreth demarkacionit të kufirit me Maqedoninë dhe e përshëndesim marrëveshjen e arritur, por shprehim habinë për mënyrën e ngutur të arritjes së kësaj marrëveshjeje pa ndonjë debat publik e veçmas me banorët e vijës kufitare”, deklaruan për mediat zyrtarë të kësaj partie.
Gjithashtu, Partia e Drejtësisë theksoi se është duke zhvilluar fushatën e saj zgjedhore konform rregullave në fuqi. “Një herit Partia e Drejtësisë kërkon nga mediat që ti jepet hapësirë e njëjtë në debatet për kandidatë për kryetar të komunave dhe të prezantimit të subjektit në përgjithësi. Partia e Drejtësisë shpreh pakënaqësinë e vet me rastin e mbulimit të posterave nga ana e LDK-së në Prishtinë, gjithashtu në Pejë për grisjen e posterave të PD-së nga aktivistët e partive tjera. Për këto veprime Partia e Drejtësisë do të dorëzojë ankesat e veta në zyrën për ankesa dhe parashtresa pranë KQZ-së”, vijon deklarata.