E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK fton Uke Rugoven ne listen e kandidateve

Isa Mustafa tha se organet e reja te LDK-se jane te gatshme qe ate ta perfshijne ne listen e LDK-se ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit

Keshilli i Pergjithshem i LDK-se ka aprovuar sot me nje konsensus te plote listen e kandidateve per deputete te Kuvendit te Kosoves duke lene nje hapesire prej 7-8 vendesh varesisht prej marreveshjeve me partneret dhe subjektet e tjera te futen ne kete liste beri te ditur kryetari i LDK-se Isa Mustafa.

Por sipas tij ekziston nje pajtim i pergjithshem qe performancat e cdonjerit dhe e atyre qe kane hyre te konkurrojne edhe anetareve te kryesise edhe te KP-se do te varet nga nota qe ata do te marrin ne zgjedhjet e pergjithshme.

Varesisht nga rezultatet qe do te marre secili pastaj do te behen ndryshime ne KP dhe ne kryesi. Do te qendrojne ne krye te organeve te LDK vetem ata qe marrin perkrahjen e keshilltareve dhe perkrahjen e anetaresise ne votimet te cilat do te mbahen tani dhe ne kete menyre do te verifikohet se cfare zgjidhje eshte bere dhe cilat zgjidhje duhet bere me tutje ne LDK - theksoi Mustafa raporton QIK.

Nderkaq ne lidhje me listen qe ka te beje me Uke Rugoven Mustafa tha se organet e reja te LDK-se jane te gatshme qe ate ta perfshijne ne listen e LDK-se ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit.

Ne e kemi gatishmerine tone si Keshill i Pergjithshem dhe Kryesi qe Uke Rugoven ta perfshijme ne listen tone ne qofte se ai deshiron te hyje ne listen e LDK-se qe te konkurroje per deputet te Kuvendit te Kosoves. Kjo eshte oferta qe i eshte ofruar sot nga KP dhe Kryesia e LDK-se - theksoi Mustafa.

Lidhur me verejtjet ne numrin jo te plote prej 23 anetaresh te Kryesise Mustafa tha se te henen jane zgjedhur 23 anetare. Mustafa tha se Eqrem Kryeziu eshte anetar i Kryesise ai eshte votuar dhe eshte perfshire ne kete liste. Kryeziu ka bere verejtje qe te behet ndryshime.

Kur te perfundojne zgjedhjet nese verehet se duhet bere plotesime dhe ndryshime ne Kryesi ato do te shqyrtohen. Eventualisht do te behet edhe ndonje freskim varesisht nga vleresimi - vleresoi lideri i ri i LDK-se Isa Mustafa.

Nderkaq rreth 40 persona nga Prizreni kane protestuar sot para LDK-se duke kerkuar perfshirjen e Xhavit Ukajt ne listen per deputete. Sipas tyre Ukaj eshte hequr nga lista per deputete nga ana e Eqrem Kryeziut.

Protestuesit kerkuan nga kryetari i ri i LDK-se Isa Mustafa qe ky person te kthehet ne liste dhe pas nje takimi qe Ukaj pati me Mustafen u vendos qe i fundit te rikthehet ne listen e deputeteve te LDK per zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›