E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK ftonUke Rugoven tekandidoje per deputet

PRISHTINE-Keshilli Qendror i Lidhjes Demokratike te Kosoves ka miratuar dje listen e kandidateve per deputete per zgjedhjet e 12 dhjetorit. Lista kryesohet nga kryetari Isa Mustafa nderkaq jane lene edhe tete vende te zbrazeta per disa personalitete qe mendohet te perfshihen.
Nje oferte e vecante i eshte bere dhe Uke Rugoves por jo edhe anetareve te tjere te Listes Ibrahim Rugova. Lidhja Demokratike e Kosoves ka hartuar listen e kandidateve per deputete me te cilen do te garoje ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Kjo liste ka edhe tete vende te zbrazeta dhe pritet te plotesohet. Kryetari i LDK-se Isa Mustafa tha se keto tete vende do te plotesohen me emrat qe mund ta freskojne listen. Ai konfirmoi se edhe Uke Rugova djali i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova e ka vendin ne listen e kandidateve per deputete nese ai pranon. Por nje oferte te tille Mustafa nuk ua ka ofruar edhe anetareve te tjere te Listes Ibrahim Rugova ku perfshihen Bujar Bukoshi Astrit Haraqija e personalitete te tjera qe kane aplikuar ne Komisionin Qendror Zgjedhor si liste e pavarur nga ajo e LDK-se ne garen per zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ne e kemi gatishmerine tone si keshill qendror dhe kryesi qe zotin Uke Rugova ta perfshijme ne listen tone ne qofte se ai deshiron te hyje ne listen e LDK-se dhe te konkurroje per deputet. Do te thote kjo eshte oferta qe i eshte ofruar dje nga Keshilli Qendror i LDK-se dhe kryesia e partise tha Mustafa. Nderkaq ne nje paraqitje per mediat vendore Mustafa la te nenkuptohet se gjate pasdites ai ka arritur marreveshje qe Uke Rugova te perfshihet ne listen e kandidateve te LDK-se per deputetet e legjislatures se ardhshme. Nje vendim tjeter qe kumtoi dje Isa Mustafa ishte ai i rikthimit te ish-nenkryetarit te pare Eqrem Kryeziu ne Kryesine e LDK-se. Mustafa tha se Kryeziu eshte votuar dhe se ai e ka vendin e vet ne kryesi te partise. Kryetari Mustafa paralajmeroi ndryshime te tjera ne Kryesine e LDK-se pas zgjedhjeve duke premtuar se do ti shperbleje ne hierarkine e partise ato personalitete qe marrin me shume vota gjate zgjedhjeve parlamentare.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›