Politika e shanseve te humbura
Shqiperia e Bosnja do te jene shtetet e reja per64257 tuese te procesit te liberalizimit te vizave. Pritja e gjate dhe shpjegimi gati mitik mbi vleren apo pasojat e liberalizimit te vizave po perdoren ne Tirane si nje anije shpetimi per politiken e cila fitoi vizat por humbi dicka shumefish me te madhe marrjen e statusit kandidat per anetaresim ne BE. Ndersa ne Tirane dhe Sarajeve organizohen parada muzikore mbi vizat ne Podgorice e Beograd lajmi i dites eshte marrja e statutit kandidat ne BE. Edhe njehere Shqiperia eshte ne fund ne listen e fundit per liberalizimin e vizave dhe ne fund edhe ne procesin integrues ne BE. Edhe njehere fjali te tilla ballafaquese dhe realiste mbi Shqiperine dhe sfidat e saj europiane ne Tirane vijojne te jene tabu. Mungon nje debat publik i kualifikuar mungon hapesira per mendim ndryshe dhe kushdo qe shpreh sadopak skepticizem etiketohet si bartes i sistemit te kaluar. Vizat kufitare rane por vizat e mendimit te mentalitetit dhe te transparences vijojne te jene te ngritura kercenuese dhe izoluese.
Nentori 2010 mund dhe duhej te ishte nje ngjarje me rendesi te madhe ne historine tone integruese. Ai nuk do te jete i tille. Liberalizimi i vizave eshte arritje por anetaresimi ne BE eshte thelbi i integrimit interesi yne madhor kombetar. Nentori 2010 fitoi vizat formale por humbi shansin e statutit kandidat ne BE. Sipas vete BE-se argument kryesor eshte kriza politike njevjecare mungesa e funksionimit te institucioneve korrupsioni i larte dhe probleme te tjera te keqqeverisjes qendrore e lokale. Ne Tirane palet politike kane nje alibi secila pale akuzon palen tjeter per pergjegjesine korrupsionin abuzimin dhe deshtimin. Pale te trete nuk ka qytetaret nuk kane mundesi te shprehen institucionet e demokracise direkte nuk funksionojne shoqeria civile eshte inaktive media funksionon si mjet propagande dhe vete shoqeria shqiptare 20 vjet pas renies se murit te Berlinit vijon te qeveriset nga mentalitetet e turmave dhe per turmat.
Deshtimi i kompromisit politik ne Tirane bisedimet ne zyren e Presidentit ne Strasburg negociatat ne Krokodile ne Bruksel mbledhje dypaleshe ne disa dhjetera misione ndermjetesimi midis Tiranes politike dhe krye-qyteteve europiane dhe se fundi pak dite me pare ne bisedimet BE-Shqiperi nuk mund te kishte produkt tjeter pervecse refuzimin e statutit kandidat e para praktike denimi per nje vend europian qe nga krijimi i Bashkimit Europian. Shqiperia humbi shanset e saj kur vende deri dje armike te BE-se dhe NATO-s Serbia e Milloshevicit 1999 ia dolen te jene perpara nesh ne ate qe ne konsideronim armen me te forte perkatesia politike europiane.
Nje analize e ftohte e ecurise se ngjarjeve nuk le dileme ne perfundimin se pergjegjesia e deshtimit eshte nominale dhe bipartizane. Nominale sepse Shqiperia politike vijon te funksionoje si rivalitet e sundim midis 2-3 personash te cilet ne funksion te karrieres dhe projekteve te tyre politike perdorin shtetin pushtetin institucionet partite median dhe opinionin publik. Bipolare sepse dy palet kryesore politike PD e PS sic konkludoi edhe ekipi i BE-se vendosen te udhehiqen nga interesa te ngushta pushteti ne kurriz te interesit madhor publik dhe kombetar. Argument eshte i thjeshte nese maxhoranca do te kishte qene e interesuar per integrimin dhe jo per pushtetin ajo do te kishte toleruar nje zgjidhje politike mbi ceshtjen e transparences zgjedhore p.sh pranimin e ofertes se zonjes Doris Pack. Fshehja pas kushtetutes e ligjit eshte alibi perderisa ne te njejten dite perbetimi po kjo pale ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten bllokoi emerimet e reja ne Gjykaten Kushtetuese ose se i ofroi opozites rrugen antikushtetuese per zgjedhjen prej saj te Avokatit te Popullit. Nese maxhoranca do te sundohej nga morali e pergjegjesia jo nga ambicia e shfrenuar per mbajtjen me cdo kusht te pushtetit ajo do te ishte distancuar qarte dhe prere kunder akteve korruptive te disa ministrave dhe zyrtareve te tjere te larte te saj. Maxhoranca me 1995 shkarkoi dhe deshi te arrestoje dy ministra te saj te akuzuar per nje korrupsion pasiv kurse me 2010 ajo mbron me cdo cmim ministra qe fitojne ne tavolinen e zyres 1.8 milione euro qe marrin publikisht ne mbrojtje anetare e drejtues te grupeve mafioze qe bashkeinvestojne me to apo qe jane prezent cdo dite ne media me skandale hidrocentralesh tokash turistike abuzimesh me tendera dhe lidhje nepotike. Ajo ka zgjedhur interesin e shifrave parlamentare mbi interesin publik nje sjellje tipike per demokracite hibride shume larg modelit te demokracive funksionale te zones se Bashkimit Europian.
Nga ana tjeter edhe vete opozita nuk deshmoi sjellje serioze dhe produktive. Njesoj si maxhoranca ajo injoroi interesin publik ne favor te interes ditor partiak. Bllokimi parlamentar sjellja me dy standarde ndaj rasteve korruptive formalizmi i aktivitetit politik parlamentar me denoncime pa kontribute alternative etj jane disa prej pergjegjesive te saj. Nese opozita do te kishte prioritet interesin publik atehere ajo do te kishte ofruar/pranuar nje zgjidhje politike per krizen p.sh oferta e PS-se e shtatorit 2010 ishte refuzuar prej saj kur u paraqit nga PD-ja ne dhjetor 2009 do te kishte qene e vendosur te distancohet ndaj cdo rasti abuziv e korruptiv do te inicionte ligje reformatore parlamentare dhe do te kishte nje axhende politike europiane mbi axhenden e protestave bllokimeve dhe strategjise te gjitha ose asgje qe ajo po ndjek.
Nentori 2010 na tregon edhe njehere sa poshte ka rene politika shqiptare sa pa moral pa princip dhe pa pergjegjshmeri vepron ajo sa e thelle eshte distanca midis interesit publik dhe interesit te partive sa afer vizave formale dhe sa larg Europes reale eshte e mbetet Shqiperia Nje shans tjeter i humbur nje politike e shanseve te humbura e cila nuk mund te fshihet me me koncerte absurde festive konferenca rutinore shtypi fjalime populiste ne fshatra dhe as ultimatume rrugesh.