E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja e PDK-ja kapën për infrastrukturën

Mungesa e parkingjeve, mungesa e unazave, trafiku i stërngarkuar, cilësia e dobët e punimeve në rrugë, vonesat në punime. Këto kanë qenë disa nga mangësitë që ka evidentuar Kabineti për Qeverisje të Mirë i PDK-së në Prishtinë. E qeverisja komunale pretendon se po investon në infrastrukturën që është detyrë e nivelit qendrorë që udhëhiqet nga PDK-ja.

Këtë javë temë qendrore e PDK-së ka qenë gjendjen e infrastrukturës në kryeqytet.

Kryetari i Kabinetit, Lirak Çelaj vlersoi se problemi më i madhi në infrastrukturës e Prishtinës është ndërtim i tri unazave, dhe i parkingjeve, që sipas tij ka kohë që janë premtuar, por realizimi i tyre nuk po shihet askund.

“Nëse PDK-ja vjen në pushtet në secilin lagje do të mundohet që të ndërtojë nga një parking, sidomos në Dardani e Ulpianë, që së paku vendorët të kenë ku ti lenë veturat. Pastaj parkingjet e mëdha duhet të ndërtohen nëpërmjet Partneritetit Publiko Privatë. Nga tollovia e madhe e veturave nuk mund të ecët as neper trotuare”, tha kreu i kabinetit të PDK-së. Sipas tij, urgjentisht duhet të eliminohen edhe kabllot e shumta që janë të vendosur në shtyllat elektrike. “Keni parë shtylla të sterngarkuara me kabllo. Mos shëmtisë së qytetit, po rrezikohet dhe jeta e njerëzve. Ne kemi programin se si ato do të mund të futeshin nën tokë”, vazhdojë tutje Çelaj.

Luhan Myrtaj, ekspert i infrastrukturës në kabinetin Çelaj, tha se për 13 vite LDK-ja në Prishtinë nuk ka mundur të zgjidhë problemin e infrastrukturës. “Që 5 vite kanë filluar të ndërtohen tri sheshet ën Prishtinë, ende nuk dihet se kur do të kryhen. Madje ato nuk komunikojnë ndër veti në aspektin e urbanizmit. Megjithëkëtë problemi më i madh është ndërtimi i unazave, por as një nuk po shihet që është ndërtuar, madje dy nga to as nuk kanë filluar. Ndermi i tyre do ta shkarkonte dukshëm komunikacion”, tha Myrataj.

Nga ana tjetër shefi i Grupit Parlamentar në radhët e PDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Shemsi Vesli, mendon se drejtoritë e komunës nuk po komunikojnë si duhet ndërmjet veti, andaj sipas tij, ka edhe vonesa të stërgjata në kryerjen e punëve. “Kadastra dhe Infrastruktura nuk po komunikojnë si duhet. Fillimisht duhet të kryhen punët e shpronësimeve e pastaj të fillohet me realizimin e projekteve”, tha Vesli, duke ju referuar shumave të mëdha të parave që ndanë komuna për çështjet e shpronësimeve.

Veseli tha se Infrastruktura rrugorë është e nivelit më të dobët. “Ka pasur raste kur njeriu i cili ka punuar pasdite në kompaninë që ka ndërtuar një rrugë në Prishtinë, paradite ka qenë i kontraktuar nga komuna që të bëjë pranimin teknik të rrugës”, tha VESLI. 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komunës së Prishtinës. Sipas zyratrëve komunal, ato çka i thotë dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, për Komunën e Prishtinës, janë fjalë që as vet ata nuk u besojnë.

“Disa herë vet këta e kanë konfirmuar dhe pranuar që në Komunën e Prishtinës, në të gjitha fushat, e në veçanti në fushën e infrastrukturës është punuar jashtëzakonisht shumë. Komuna ndërtoj për një kohë shumë të shkurtër tre kolektor, një në Fushën e Pajtimit, në Kodrën e Diellit dhe i fundit në lagjen Kalabria. Ndërtimi i tyre i ka shpëtuar qytetarët nga kundërmimi. Në gjithsecilin, është ndërtuar rruga e re, e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë”, tha për Indeksonline zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj.

Sipas tij, Komuna, përveç projekteve infrastrukturore që i bien në përgjegjësi të saj, ka investuar edhe në rrugët që janë përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, siç është rasti i fundit në ndërtimin e rreth rrotullimit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ( në fund të Veternikut).

“Është pikërisht qeveria e Kosovës ajo që jo vetëm nuk e ka mbështetur financiarisht me asnjë centë asnjëherë komunën e Prishtinës në ndërtimin e rrugëve në komunë, por edhe aty ku ka shprehur interes të mbështes është tërhequr pas një kohë. Është rasti kur është tërhequr nga ndërtimi i unazës së Prishtinës, për sic ka thënë kostos dhe mungesës se mjeteve”, tha Osaj.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, e cila tashmë po pretendon që po ofron alternativa për qeverisjen në kryeqytet nëpërmjet Kabinetit për Qeverisje të Mirë, shumë shpejtë pritet që të zyrtarizojë kryetarin që do të mëtojë ti fitojë zgjedhjet për Prishtinën.

Shefi i Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Lirak Çelaj, tha se në fund të muajit qershor, ose në fillim të muajit korrik, PDK-ja do të dalë më një emër për kryetarë për Prishtinën.

“Nuk ka ende asgjë konkrete. Por, besoj së në fund të muajit qershor, ose në fillim të muajit korrik do të kemi kandidatin për Prishtinën. Për momentin më shumë jemi të fokusuar në problematikat e kryeqytetit”, tha Çelaj. Ai këto komente i bëri sot, pas mbledhjes që pati Kabineti për Qeverisje të mirë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›