Kufiri i kalter i Kosoves patrullohet me barka

Prishtine 20 tetor NOA - Policia Kufitare e Kosoves forcat doganore dhe Agjencia Veterinare dhe e Ushqimit kane realizuar nje aktivitet te perbashket per luftimin e kontrabandes dhe aktiviteteve te tjera ilegale dhe ne te njejten kohe kjo ndikon ne fuqizimin e bashkepunimit ne mes ketyre institucioneve.
Ky aktivitet qe eshte pergatitur ne kuader te nje plani te perbashket te agjencive pergjegjese dhe ka per qellim perforcimin e bashkepunimit mes tyre si edhe luftimin e aktiviteteve ilegale dhe te kunderligjshme si kontrabanda kalimi ilegal i kufirit etj. Aktiviteti i perbashket ne kuader te planit te koduar me emrinKontrolli i rrepte qe u realizua sot ne afersi te pike-kalimit kufitar ne Vermice tregon angazhimet konkrete ne lufte kunder kontrabandes duke perfshire edhe patrullimet e perbashketa te Policise kufitare dhe Doganes me barke ne vijen e kalter ne Liqenin e Vermices.
Patrullat e perbashketa te PK-se dhe Doganes se Kosoves kane realizuar kontroll pergjate vijes se kalter vijes se gjelber si dhe kontroll ne pike kalimin kufitar ne Vermice si pjese e realizimit te objektivave qe parashihen ne planin e veprimit per Menaxhimin e Integruar te Kufirit.
Vete nocioni i Menaxhimit te Integruar te Kufirit nenkupton bashkerendimin dhe bashkepunimin kombetar dhe nderkombetar ndermjet te gjitha autoriteteve kompetente te perfshira ne sigurine kufitare dhe lehtesimin e levizjes se lire te njerezve dhe mallrave si dhe vendosjen e nje sistemi efikas dhe efektiv te menaxhimit te integruar te kufirit ne menyre qe te arrihet qellimi i perbashket i kufijve te hapur por te kontrolluar mire dhe te sigurt.
Ky koncept u zhvillua nga Komisioni Evropian dhe parashikohet ne Udhezimet MIK per vendet e Ballkanit Perendimor te cilat sherbejne si baze per zbatimin e aktiviteteve per menaxhimin e integruar te kufijve ne rajon si dhe ofron udhezime per hartimin e Strategjive Kombetare dhe planeve te veprimit per MIK.
Strategjia Kombetare e Republikes se Kosoves per MIK ndjek udhezimet MIK te KE per Ballkanin Perendimor dhe perqendrohet tek tri agjencite kryesore qe kane pergjegjesi ne Kufi Policia e Kosoves Doganat e Kosoves dhe Agjencia e Veterines
n.e/NOA