E Shtunë, 31 Tetor 2026

UGK Gjendja e mediave ne Kosove e rende

Prishtine 20 tetor NOA - Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK permes nje deklarate te sotme per shtyp paraqiti shqetesimin e tij lidhur me gjendjen e lirise semedias ne Kosove pas publikimit te raportit me te ri per Indeksin e Lirise se Shtypit per vitin 2010 te organizates Reporteret pa Kufij ku ajo renditej ne vendin e 92 ndersa ne 2009 renditej ne vendin e 75.

Renia e lirise se shprehjes ne vendin tone per 17 vende brenda nje viti tregon me se miri se gjendja e mediave ne vendin tone ne kete vit ka qene shume me e rende thuhet ne kete deklarate te UGK-se.

Duke shtuar se kjo gjendje e mediave eshte e patolerueshme dhe duhet te intensifikohen perpjekjet per ngritjen e lirise se shprehjen ne menyre qe Kosova te mos mbetet dhe ne kete fushe prapa vendeve te rajonit.

Unioni i Gazetareve te Kosoves ka ngritur vazhdimisht zerin per gjendjen ne te cilen po kalojne mediat nderkaq ka bere kerkese dhe perseri kerkon nga institucionet e Kosoves dhe mekanizmat nderkombetar qe te punojne me shume ne permiresimin e lirise dhe shprehjes ne Republiken e Kosoves. Duke kerkuar gjithashtu kerkon nga Kuvendi i Kosoves qe ta zgjidhe njehere e pergjithmone ceshtjen e financimit te Transmetuesit Publik ne menyre qe mediumi i vetem publik te jete ne sherbim te qytetareve e te pamundesohen ndikimet politike dhe grupeve e interesit mbi te perfundon deklarata e UGK-se.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›