LDK-ja voton kundër rishikimit të buxhetit

Ka kohë që në Asamblenë Komunale të Ferizajt nuk vërehen as zëri, as gishtat opozitarë. Në seancën e jashtëzakonshme të së premtes, këshilltarët e LDK-së formalisht votuan kundër aprovimit të rishikimit të buxhetit për vitin 2010. Ata votuan kundër, ndërsa nuk kishin pasur vërejtje as në Komitetin për Politikë dhe Financa, por nuk patën vërejtje serioze as në debatin e Asamblesë Komunale.
Më i pakënaqur për këtë rishikim buxheti ishte vetë kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, i cili u tha këshilltarëve se do të merret seriozisht me këto probleme të urgjencës që kërkohen nga Ministria për Ekonomi dhe Financa. “Jemi vënë në siklet që për 48 orë të bëjmë rishikimin e buxhetit. Kjo gjë nuk duhet të përsëritet më”, tha kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, duke arsyetuar reagimin e këshilltarëve për seancën e jashtëzakonshme, e cila ishte ftuar në bazë të një qarkoreje nga Ministria për Ekonomi dhe Financa, e cila kishte kërkuar rishikimin e buxhetit për vitin 2010.
Rishikimi i buxhetit ka bërë që të hiqen 15 projekte të planifikuara për vitin 2010, të cilat kapin vlerën prej mbi 1 milion euro. Rreth 180 mijë euro është bërë zvogëlimi i vlerës së projekteve të planifikuara për vitin 2010. Në anën tjetër gati për 1 milion euro është rritur vlera e projekteve të planifikuara për vitin 2010. Kjo gjë edhe ka nxitur debatin në seancën e jashtëzakonshme të së premtes.
Më i zëshëm ka qenë këshilltari i ORA-s, Medain Hashani dhe këshilltari i LDD-së, Sahit Krasniqi, të cilët kanë akuzuar qeverinë komunale për planifikim të dobët.
Megjithatë këto ndryshime i ka arsyetuar drejtori i Drejtorisë Komunale për Planifikim dhe Zhvillim, Ardian Ferizi, i cili ka thënë se vlera e projekteve është ngritur shkaku që punët e filluara të kryhen si duhet dhe të mos dëmtohet interesi i qytetarëve. “Ngritje të vlerës së projekteve ka pasur kryesisht në punët që kanë të bëjnë me kanalizimet. Kemi vendosur të ndërtojmë kolektorë në disa pika që edhe t’u mundësojmë kyçje fshatrave që nuk kanë kanalizim, por edhe që të mbrojmë ambientin”, ka thënë drejtori Ferizi, duke i përmendur një nga një projektet me vlerë të shtuar.
Në fund, kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, ka falënderuar këshilltarët e Asamblesë komunale, të cilët kanë treguar mirëkuptim për këtë rishikim të buxhetit, ndërsa këshilltari i LDD-së, Sahit Krasniqi nuk e kishte të qartë pse këshilltarët e LDK-së kishin votuar kundër, ndërsa në mbledhjen e KEF-së nuk kishin pasur vërejtje.