Vetëvendosje: KFOR-i ka fyer popullin
Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një komunikate ka reaguar të premten për ardhjen e komandantit të ushtrisë serbe në Kosovë, Miloje Miletic dhe bisedën që ka pasur të enjten me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Bentler.
Sjellja e Mileticit në Kosovë nga ana e KFOR-it, sipas Lëvizjes “Vetëvendosje”, është përpjekje me paramendim për fyerjen e popullit të Kosovës, poshtërimin e gjakut të derdhur për liri, sulm ndaj familjarëve të mijëra të vrarëve nga armata e Mileticit gjatë luftës në Kosovë si dhe armiqësim i popullit shumicë me KFOR-in.
“Më 1998-99 Miloje Miletici ka qenë pjesë e ushtrisë e cila ka bërë dëbimin, spastrimin etnik, masakrimin dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar të Kosovës. Kurse sot është pjesë e një ushtrie e cila, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë, është i gatshëm ta përsëritë krimin sapo t’i jepet mundësia ndonjëherë”, theksohet në komunikatë. KFOR-i, sipas kësaj lëvizjeje, “vazhdimisht ka pasur mirëkuptim për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, por kjo e fundit me Mileticin nuk ka lidhje as me neutralitet të shtirur – ky është qëndrim pro Serbisë dhe pajtueshmëri me agjendën e saj kriminale ndaj Kosovës”.
“Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler është më i shquari në këtë drejtim. Ai ishte që i pari dhe pothuajse i vetmi zyrtar i lartë ndërkombëtar që dënoi heqjen e antenave të operatorëve telefonikë të Serbisë në veriun e Kosovës. Dhe ai bisedoi me Mileticin edhe për këtë problem”, theksohet në komunikatë.