Vijnë për Trepçën

Pas 100 vitesh, anglezët kthehen për të parë gjendjen në të cilën ndodhet gjiganti metalurgjik Trepça, të cilën e kishin menaxhuar gjatë viteve pas Luftës së Parë Botërorë. Delegacion i biznesmenëve dhe investitorëve nga Britania e Madhe, i prirë nga princi Michael i Kentit, kanë zbarkuar të enjten në Prishtinë, me ftesë të Qeverisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Delegacioni afarist britanik do të interesohet për mundësi investimi në Kosovë në fusha të ndryshme, si në telekomunikacion, miniera, energjetikë, turizëm dhe fusha të tjera, si dhe do të bëjë vizita në disa zona ekonomike e industriale të Kosovës. Ndërkohë që vizita më e parapëlqyer e investuesve britanikë duket të jetë ajo në Mitrovicë, përkatësisht në Trepçë. Ata do ta shikojnë gjendjen e këtij gjiganti për së afërmi, për të parë mundësitë e investimeve të mundshme. Vizita e anglezëve në Trepçë nuk do të jetë krejt risi, pasi kanë qenë investues nga Britania e Madhe që kanë menaxhuar Trepçën në vitet pas Luftës së Parë Botërore.
Megjithatë, sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në Trepçë duhet të fillojë procesi i riorganizimit dhe ristrukturimit dhe se shitja eventuale e minierës apo aseteve thelbësore të Trepçës është çështje komplekse. Kjo nënkupton që edhe nëse investuesit janë të gatshëm të investojnë, njëherë nuk është e mundur.
Zëdhënësi i AKP-së, Yll Kaloshi, pati thënë për Express se për daljen nga kjo status-quo që ndodhet Trepça, kërkohen përpjekje të mëdha, duke filluar që nga ndryshimi i legjislacionit aktual dhe sigurimi i aseteve financiare për zbatimin e projektit.
“Qasja e re dhe rrjedhimisht çfarëdo plani për rigjallërimin e Trepçës duhet të plotësojë të gjitha standardet e njohura ndërkombëtarisht lidhur me riorganizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve strategjike si dhe të gjithë aksionarëve tjerë”, pati thënë Kaloshi.
Sipas AKP-së, rigjallërimi i suksesshëm i Trepçës nënkupton që të lirohet nga detyrimet ligjore për shkak të trashëgimisë së kaluar të saj sa i përket detyrimeve dhe padive.
Ky është hapi i parë i cili do të mundësojë përgatitjen dhe lirimin në treg të burimeve të rëndësishme të aseteve të Trepçës, qoftë përmes privatizimit, koncesionit apo likuidimit të tyre.
Sejdiu pret Princin e Kentit
Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka takuar Princin e Kentit. Sejdiu, gjatë këtij takimi tha se Kosova është vend i mundësive të mëdha për investime, ndërkaq ka shprehur falënderimin e Kosovës për iniciativën britanike për të investuar me një ekip të madh të njerëzve të dijës, të eksperiencës së ekonomisë dhe të biznesit në Kosovë. Lartëmadhëria e tij, Princi i Kentit, ka thënë se në Kosovë është për të parë se çka mund të investohet këtu. “Për mua dhe për dedikimin tim ky është një nder shumë i madh që të vij këtu në Kosovë dhe të shoh çka mund të sjellim nga Mbretëria e Bashkuar dhe çka mund të investojmë në këtë vend që është në një moment shumë të rëndësishëm në historinë e tij. Për Britaninë Kosova ka një vend shumë të respektueshëm”, ka thënë ai.