E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK kerkon zgjedhje ne pranvere

PRISHTINE-Kreret e dy partive qe perbejne koalicionin qeverises ne Kosove kane rene dakort per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme por nuk kane arritur qe te saktesojne afatin e organizimit te tyre.

Ne takimin e pare te tyre qe prej doreheqjes se presidentit Hashim Thaci e Fatmir Sejdiu kane shfaqur dallime te medha rreth zgjedhjeve te parakohshme qe jane paralajmeruar te zhvillohen se shpejti.

Zyrtare te LDK-se pohuan per BBC se kryetari i tyre Fatmir Sejdiu ka kerkuar nga partneri i koalicionit qe te respektohen afatet kushtetuese dhe qe zgjedhjet te organizohen ne pranvere te vitit te ardhshem.

Sejdiu i ka qartesuar kryeministrit Thaci se zgjedhjet nuk mund te organizohen para 4 muajsh dhe jo me larg se sa gjashte muaj qe do te mbulonte edhe afatin kushtetues te udheheqjes me presidencen te kryetarit te Kuvendit Jakup Krasniqi thone zyrtare te LDK-se.

Burime te aferta me takimin qe eshte i pari qe prej doreheqjes se presidentit i thane BBC-se se PDK permes kryetarit te saj Hashim Thaci e ka bere te qarte se zgjedhjet e parakohshme do te duhej te zhvilloheshin ne dhjetor te ketij viti per te mos lejuar sic thuhet nje boshllek politik dhe krijimin e krizave te brendshme.

Por zyrtare te LDK-se thone se kjo parti nuk do te marre pjese ne asnje pale zgjedhje qe nuk do te respektonin afatet ligjore dhe posacerisht do te bojkotoheshin zgjedhjet qe do te mund te organizoheshin gjate ketij viti.

Mesohet se kembengulja e partnerit me te vogel te koalicionit per mbajtjen e zgjedhjeve ne pranvere te vitit te ardhshem eshte arsyetuar me mos perfundimin e ligjit per zgjedhjet me mos perditesimin e listave te votuesve procese keto qe sipas zyrtareve te LDK-se nuk mund te perfundojne para 3 deri ne 6 muaj.

Kunder zgjedhjeve ne nje afat te shpejte jane shprehur nje numer partish politike opozitare qe kane deklaruar se duhet te permbushen te gjitha kriteret ligjore per ti organizuar ato.

d.b/BBC/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›