E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet per here te pare 25 bursa per universitet

TIRANE-Ministria e Arsimit ka planifikuar te jape 25 bursa studimi ne Arsimin e Larte Publik per maturantet qe vijne nga komuniteti rom. Krahas fituesve te drejtperdrejte me ane te konkursit listes se personave qe duan te ndjekin universitetin do ti shtohen edhe 25 te tjere qe nuk kane mundur te jene fitues.

Ministria ka planifikuar 25 bursa studimi per komunitetin rom per ata qe nuk jane shpallur fitues. Kjo do te thote qe tashme ky komunitet nuk diskutohet me per braktisje te shkolles por po synon nivele te larta. Vitin e shkuar kemi 30 rome qe kane fituar fakultetin - ka bere te ditur Blerina Godo shefe e sekretariatit te romeve. Bursat shtese per komunitetin rom aplikohen per here te pare kete vit akademik. Sipas shefes se sekretariatit te romeve ne Ministrine e Punes dekada e romeve per 2010-2015 pritet te sjelle akoma me shume integrim te ketij komuniteti ne shoqeri. Ne nje kohe qe te dhenat zyrtare flasin per nje rritje te arsimimit te ketij komuniteti shoqatat e romeve deklarojne te kunderten pasi sipas tyre problemet me thelbesore te romeve mbeten arsimi papunesia por edhe regjistrimi.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›