E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim dhezjarrvenie ne ZubinPotok

ZUBIN POTOK- Nje automjet privat Passat me targa KM prone e nje 35 vjecari te komunitetit serb eshte djegur si rezultat i hedhjes se nje substance ndezese ne brendi te saj te premten rreth ores 0310 ne rrugen Todor Dobrica ne Zubin Potok ku po ashtu nga disa te shtena armesh disa minuta me vone jane demtuar dy lokale private nderkaq ne veri te Mitrovices i eshte vene zjarri nje kiosku citon KosovaLive policine.
Deme te medha materiale i jane shkaktuar automjetit te djegur ndersa nuk eshte raportuar per te lenduar ne njerez. Sipas ankuesit te ketij rasti demet materiale arrijne shumen deri ne 9.500 euro.

Hetuesit policore besojne se ky akt eshte i motivuar mbi baza kriminale. Nderkaq ne veri te Mitrovices policia konfirmon per djegien e kioskave te vendosura ne hapesiren e parapare per tregun e blerte ne veri te Mitrovices perkatesisht ne rrugen Kollashinit ne afersi te lumit Iber si rezultat i venies se zjarrit nga persona ende te paidentifikuar.

Rasti eshte raportuar te kete ndodhur rreth ores 1920 te nates se mbremshme. Kioskat e vendosura ne hapesiren e parapare per tregun e blerte jane pjese e projektit te administrates lokale te UNMIK-ut ne veri te Mitrovices per te larguar te gjitha kioskat nga rruget kryesore te qytetit ne veri te Mitrovices.

Nuk eshte raportuar per lendime ne njerez e as per persona te dyshuar te mundshem te incidentit.
m.a/kd/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›