E Diel, 1 Nëntor 2026

Birmani pas 20 vitesh zhvillohen zgjedhje ushtaraket thone se jane te lira

Birmani 7 nentor NOA - Ne Birmani kane nisur zgjedhjet e para qysh prej 20 vjetesh. Ne vendin me te varfer aziatik jane thirrur per te votuar rreth 30 milione qytetare.

Junta ushtarake po zhvillon zgjedhje per dy dhomat e parlamentit dhe 14 parlamentet rajonale por i rezervon vetes kudo te drejten per nje te katerten e vendeve.

Politikanja e rendesishme opozitare dhe mbajtesja e cmimit Nobel per paqe Aung San Suu Kyi ndodhet ne arrest shtepie dhe ka bere thirrje per bojkotim te zgjedhjeve.

Partia e saj NLD u shperbe me detyrim.

Sekretarja e Shtetit te SHBA Hillary Clinton tha se rrethanat e zgjedhjeve parlamentare tregojne shperdorimin e pushtetit nga junta ushtarake. - Birmania qysh prej vitit 1962 qeveriset nga usharake. Ata e nderruan emrin e Birmanise ne Myanmar.

NOA/DV

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/33818-birmani-pas-20-vitesh-zhvillohen-zgjedhje-ushtaraket-thone-se-jane-te-liratitleBirmani pas 20 vitesh zhvillohen zgjedhje ushtaraket thone se jane te liratheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›