E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho si Hitleri

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon e ka krahasuar trajnerin aktual të ekipit Jose Mourinho me Adolf Hitlerin. Calderon parashikon se strategu portugez do të merr në thua edhe pse aktualisht ka përkrahje të madhe nga gjiganti madrilen. Ai kritikon edhe presidentin aktual, Florentino Perez, dhe e ngacmon për numrin e vogël të titujve të fituar nën drejtimin e tij. Nga Express më 27 maj 2011 në ora 21:00

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka kritikuar trajnerin aktual të ekipit, Jose Mourinho duke e krahasuar strategun portugez me Adolf Hitlerin.

59 vjeçari i cili ishte president i klubit nga 2006 deri 2009 ka komentuar largimin e drejtorit të përgjithshëm Jorge Valdano i cili u shkarkua pas mosmarrëveshjeve të tij me Mourinhon, që besohej se ishin arsyet kryesore për largimin e tij.

Real Madridi dështoi në përpjekje për të fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve dhe është këtë sezon është dashur të ngushëllohet me triumf në Copa del Rey. Pavarësisht dështimit të tejkalojnë rivalin Barcelonën në ligë dhe në Evropë, Mourinho ende ka përkrahjen e tifozëve, dhe këtë e përmendi edhe Calderon për të nxjerr krahasimin me Hitlerin.

“Ju mund të keni pesë milionë tifoz që brohorasin për ju por edhe Hitleri ishte duartrokitur nga miliona njerëz para se të merr në thua”, tha Calderon për radiostacionin ONA FM.

Calderon kritikoi edhe presidentin aktual Florentino Perez për mënyrën e udhëheqjes së klubit. “Më vjen keq për Real Madridin dhe Florentinon. Gjatë njoftimit për largimin e Valdanos, më dukej sikur shoh një student i cili nuk e dinte mësimin derisa kishte hyrë në provim. Ata flisnin aq shumë për mosfunksionim dhe kjo është pasqyrë e fotografisë patetike. Ishte sikur të shihni një kufomë në kërkim të një arkivoli”, shtoi ai.

Ish kreu i gjigantit madrilen nuk mund ti rezistonte një tjetër sulmi ndaj Perezit në fund të intervistës së tij duke e ngacmuar për numrin e titujve të fituar nën drejtimin e presidentit aktual.

“Ne nuk duhet të fusim kokat në rërë. Reali i Perezit ka fituar numrin e njëjtë të titujve sa Betis, Zaragoza dhe Espanyoli në pesë vitet e tij në zyrë”, përfundoi ai. Calderon ishte zëvendësuar si president nga nënkryetari i tij Vicente Boluda në janar 2009 para se Perez të nis aventurën e tij të dytë, gjashtë muaj më pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›