E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabashi premton rezultate

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 15:11

Ismet Kabashi, kryeprokuror i shtetit, u zotua sot se do ta luftojnë korrupsionin dhe se brenda këtij viti do të ketë rezultate të shkëlqyeshme.

Këto komente, Kabashi i ka bërë në tryezën me temën “Krimi i organizuar dhe pasuria e paligjshme, pengesë për zhvillimin e Kosovës”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, sot, në Mitrovicë.

Ismet Kabashi, kryeprokuror i shtetit, ka thënë se Prokuroritë kanë bërë shumë pak në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Por, ai ka premtuar rezultate konkrete. “Do ta luftojmë korrupsionin dhe brenda këtij viti do të ketë rezultate të shkëlqyeshme”.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka vlerësuar se bashkëpunimi ndër-institucional është i rëndësishëm dhe kusht për efikasitet në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka përmendur rolin edhe të shoqërisë civile, si dhe bashkëpunimin rajonal që kanë institucionet vendore në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana tjetër, Anna Jackson, zëvendësshefe e misionit diplomatik të Ambasadës Britanike në Kosovë, mision, që mbështetë këtë projekt, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të kalojnë nga premtimet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vepra konkrete.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu në hapje të tryezës tha se ky debat ka për qëllim që të vë në lëvizje institucionet shtetërore për të luftuar korrupsionin dhe dukuritë tjera që lidhen me krimin e organizuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›