E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK me dy lista ne zgjedhje

Perderisa Sejdiu bashke me nje pjese te Kryesise se LDK-se po pergatisin Kuvendin zgjedhor te partise per te dielen Uke Rugova dhe Lista e tij Ibrahim Rugova do te paraqiten si liste e pavarur nga ajo e LDK-se per zgjedhjet e 12 dhjetorit

Fatmir Sejdiu dhe Uke Rugova u prijne dy fraksioneve ne Lidhjen Demokratike te Kosoves. Perderisa Sejdiu bashke me nje pjese te Kryesise se LDK-se po pergatisin Kuvendin zgjedhor te partise per te dielen Uke Rugova dhe Lista e tij Ibrahim Rugova do te paraqiten si liste e pavarur nga ajo e LDK-se per zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Lidhja Demokratike e Kosoves rrezikon me ndarje dhe fraksione te reja ne prag te Kuvendit zgjedhor. Perderisa Kryesia e LDK-se nen drejtimin e Fatmir Sejdiut po pergatit agjenden e Kuvendit zgjedhor qe do te mbahet te dielen ne anen tjeter Uke Rugova i biri i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova bashke me disa zyrtare te LDK-se ka formuar tashme Listen Ibrahim Rugova te cilen do ta paraqese te premten per regjistrim si liste qytetare jashte asaj te LDK-se. Keto zhvillime sipas kryetarit aktual te partise Fatmir Sejdiu nuk do ta pengojne punen e Kuvendit dhe se ai parasheh zgjedhje te suksesshme ne organet me te larta te LDK-se.

Punet po shkojne mire ne kuptimin e pergatitjeve teknike dhe besoj se do te jete nje kuvend i mire. Kjo eshte esenca qe mund tju them dhe ka qene nje angazhim i mire i te gjitheve ne pergatitjen e dokumentacionit dhe ka qene nje bisede jashtezakonisht e mire brenda Kryesise. Pra nje bisede qe ka reflektuar ne kuptimin e mobilizimit te te gjitheve per te dhene kontribut per te pasur nje permbyllje te mire e te suksesshme te procesit zgjedhor tha Sejdiu.

Fatmir Sejdiu nuk deshi te thote asgje ne lidhje me paralajmerimet e shumta ne media se ai mund te terhicet nga gara per kryetar te partise para Kuvendit zgjedhor. Perkundrazi Sejdiu tha se qendrimet e tij do te behen publike pikerisht te dielen ne Kuvendin e partise. Zoti Sejdiu i respekton procedurat normale dhe shpreh qendrimet e veta ne Kuvendin e partise. Zoti Sejdiu i respekton procedurat normale dhe shpreh qendrimet e veta ne Kuvendin e partise. Kuvendi do te jete i pergatitur mire dhe do te kete rezultat te mire u shpreh Sejdiu. Nderkaq i perfoluri si unifikues i mundshem i fraksioneve ne LDK kryetari i Prishtines Isa Mustafa nuk deshi te flase para gazetareve ne lidhje me kandidimin e tij te mundshem.

Ne anen tjeter Lista Ibrahim Rugova si fraksion i Lidhjes Demokratike te Kosoves paralajmeroi se do te regjistrohet si iniciative qytetare ne prag te zgjedhjeve te 12 dhjetorit jashte listes se LDK-se.

Anetari i ketij fraksioni Astrit Haraqija i tha Radios Evropa e Lire se Lista do te kryesohet nga Uke Rugova i biri i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova kurse pjese e saj do te jene edhe Bujar Bukoshi dhe zyrtare tjere te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Haracija tha se Lista Ibrahim Rugova nuk do te marre pjese ne Kuvendin zgjedhor te dielen. Nderkaq nder kushtet qe kjo Liste te kthehet ne LDK para zgjedhjeve te 12 dhjetorit sipas Haraqise jane qe Fatmir Sejdiu te jape doreheqje nga LDK-ja kurse bartes i listes se LDK-se ne zgjedhje te jete Uke Rugova.

I vetmi shans per tu llogaritur ne gjithe keto matematika eshte qe Lista lsquoDr. Ibrahim Rugova neser ta beje regjistrimin...

I vetmi shans per tu llogaritur ne gjithe keto matematika eshte qe Lista lsquoDr. Ibrahim Rugova neser e premte ta beje regjistrimin i vetmi shans eshte qe Uka te jete bartes i listes e para dhe e dyta flamuri i Dardanise te jete flamur presidencial dhe himn lsquoKur ka ra kushtrimi kushdo qe te jete kryetar pa Fatmir Sejdiun. Ne jemi LDK po ne nje LDK qe i mban zgjedhjet me rregull fer dhe ne menyre demokratike jo me nje LDK te manipuluar. Ne mbetemi LDK deklaroi Haraqija.

Astrit Haracija theksoi se edhe Isa Mustafa mund te luaje rolin unifikues por jo si kryetar i partise mirepo si kryesues i Kryesise se LDK-se deri ne zgjedhjet e ardhshme qe sipas tij do te ishin te rregullta dhe jo zgjedhje cfare po mban sot LDK-ja.

Une kam kerkuar qe te jete Isa Mustafa por jo te jete kryetar i LDK-se mirepo te jete nje kryesues i Kryesise teknike per arsye se keto zgjedhje qe jane mbajtur jane mbajtur tmerrshem jashtezakonisht keq dhe nuk kemi marre pjese ne keto zgjedhje fare theksoi Haraqija.

Kuvendi i fundit zgjedhor ne LDK pati perfunduar me grushte e ndarje te partise. Nderkaq tensionet para Kuvendit te radhes ne LDK jane shtuar pas refuzimit te Fatmir Sejdiut qe te terhicet nga partia pas konstatimit te Gjykates Kushtetuese per shkelje te Kushtetutes se Kosoves. Kundershtaret e Sejdiut ne kete subjekt politik thane se koalicioni i tij me Hashim Thacin dhe PDK-ne e ka demtuar shume LDK-ne dhe kerkojne nga ai qe te terhicet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›