Punetore mysafire ne dyert e Gjermanise
Gjermania ka nevoje per krahe pune pasi numri i pensionisteve do ta kaloje ate te personave ne pune. Por gjermanet i druhen vershimit te fuqise se lire punetore nga Evropa Lindore dhe nje brezi te rinj Gastarbeiter-ish.
Ne vitin 2004 Britania e Madhe dhe Irlanda i hapen dyert e tyre per punetore nga Polonia Cekia dhe Sllovakia pasi keto vende u pranuan ne BE. Kurse Gjermania do tua lejoje punesimin qytetareve te ketyre vendeve qe prej 1 majit te vitit 2011.
Situata eshte e krahasueshme me konstatimin nese gota eshte gjysme plot apo gjysme bosh varesisht nga kendi i veshtrimit. Ne nje kohe kur shume gjermane druhen se do ti humbasin vendet e punes per shkak te punes me te lire nga Polonia dhe Cekia gazeta polake Gazeta Viborca shtron pyetjen nese gjermanet do ta boshatisin tregun polak te punes.
Qe kur Mbreteria e Bashkuar dhe Irlanda i hapen kufijte ka pasur me te vertete nje mungese punetoresh. Ne radhe te pare te rinjte nxituan per te fituar para dhe pervoje jashte vendit. Kjo ishte vala e pare qe u largua nga vendi. Une vertet e pyes veten se kur do te fillojne polaket me te vertete per tu larguar ne mase nga vendi ne drejtim te Gjermanise. Gjermania nuk ka qene ndonjehere nje drejtim vecanerisht interesant per polaket thote Katherine Daniek nga nje zyre punesimi ne Varshave.
Kete nuk mund ta thote Kristof Diducku. Edhe ne kohen e komunizmit ai punonte ne Zvicer Austri dhe Gjermani. Ne nje dite ai fitonte ne keto vende aq sa nje polak fitonte ne nje muaj. Por nderkohe situata ka ndryshuar.
Sot vendin e lene ne kerkim te punes vetem ata qe jane te detyruar. Situata aktuale ekonomike megjithate mbetet shume e dyshimte. Te duhet te paguash qerane ti dergosh para familjes ne Poloni - jeta jashte vendit eshte shume e shtrenjte. Mendoj se po te kesh nje profesion te mire ne Poloni mund te gjesh pune. Ne cdo vend ka nje grup njerezish te cilet jane te detyruar te kerkojne pune jashte vendit por numri i tyre nuk eshte i madh.
Ekonomistet polake dhe ekspertet besojne se ne kater vitet e ardhshme ne Gjermani do te kerkojne pune rreth 900 mije vete nga Evropa Lindore dhe prej tyre nje gjysme milioni do te jene polake. Pasi Polonia u be me 2004 anetare e BE dy milione polake jane larguar nga vendi per te kerkuar pune. Pas shokut te pare britaniket konkluduan qe punesimi i ketyre njerezve funksiononte pa probleme. Polaket bejne pune per te cilat nuk jane te interesuar punetoret vendas ne saje te efikasitetit te tyre ata kane krijuar vende te reja pune.
Ne Gjermani nje raport i OECD Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim ne Evrope ka konkluduar se gjate viteve te ardhshme krahet e punes ne Gjermani pritet te pakesohen me shume se ne cdo vend tjeter te industrializuar. Qe ne vitin 2020 numri i atyre qe dalin ne pension do te jete me i larte se numri i fuqise se re punetore. Mungesa nuk mund te plotesohet vetem me te papunet - nevojiten edhe krahe pune nga jashte rekomandohet ne studim.
Droja se punetoret emigrante nga Evropa Lindore mund te bejne presion per dumping page dhe ta pushtojne tregun gjerman beri qe shume dege te industrise te merrnin vendim per te futur nje page minimale. Keshtu punonjesit gjermane nuk do te kene arsye te kene frike se po tu duhet te shtrohen ne spital per disa muaj do te degjojne rreth vetes vetem infermiere qe flasin polonisht.