E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK mohon akuzat e Thacit per Sejdiun

Lidhja Demokratike e Kosoves i ka quajtur te paverteta pohimet e kryeministrit Hashim Thaci sipas te cilit LDK i ka kerkuar atij qe te kundershtoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per ish Presidentin Fatmir Sejdiu. Sekretari i pergjithshem i LDK-se Rame Manaj tha se askush nga kjo parti nuk i ka kerkuar kryeministrit Thaci qe te deklarohet kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese.

LDK dhe asnje eksponent i saj nuk ka kerkuar qe te mos respektohet gjykimi per ish presidentin Sejdiu nga Gjykates Kushtetuese. Nese ka emer e ka bere kete atehere le te pyetet Fatmir Sejdiu nese e ka bere nje gje te tille sepse per ne eshte e pa njohur e pa besueshme dhe e pa qendrueshme tha Manaj.

Ndaj deklaratave te Thacit ka reaguar edhe ish Presidenti Fatmir Sejdiu. Ne nje reagim te posacem te tij drejtuar mediave Sejdiu ka thene se e vetmja gje qe ka kerkuar nga Kryeministri Thaci ka qene qe ai publikisht te deshmoje per marreveshjen e perbashket dhe me faktorin nderkombetar per kuptimin esencial te normes kushtetuese.

Nje dite me heret gjate punimeve te Kongresit te Pese te PDK-se kryeministri Hashim Thaci ka thene se i eshte kerkuar nga LDK qe ta kundershtoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per ish Presidentin Fatmir Sejdiu.

Bul Saliu
Azhornuar se fundi e hene 25 tetor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›