LDK – AAK përplasen për Prishtinën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar Lidhjen Demokratike dhe Kryetarin e saj, Isa Mustafa, partia e të cilit udhëheq Prishtinën prej pasluftës.
Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Besnik Tahiri se gjendja e rëndë po manifestohet me një lodhje të qytetarit të Prishtinës.
“Që nga paslufta e këndej Prishtina është duke u manifestuar në radhë të parë me një çrregullim të brendshëm e mbi të gjitha me një menaxhim të dobtë. Me një qeverisje, e cila nuk është për shembull, e cila nuk është për t’u mburrur”, ka thënë Tahiri,
Sipas tij, Prishtina është buzë shtarrimit për shkak të qeverisjes së keqe.
“Qeverisja e lodhur e ka molisur qytetarin e Prishtinës. Kjo duhet të ndryshojë. Prishtinës i ka munguar një energji, një gatishmëri, e cila do ta fuste Kryeqytetin në binar të një Kryeqyteti funksional”, ka konstatuar Tahiri.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Avdullah Hoti të gjitha këto, i ka quajtur hipokrizi të AAK-së.
“Të kritikosh qeverisjen e Prishtinës dhe LDK-në se nuk u aprovuar ligji për Prishtinën, ndërkohë që asnjë përpjekje nga ana e AAK-së nuk është bërë në këtë drejtim është e pakuptueshme”, ka shkruar Hoti në facebook.
Sipas tij, AAK-ja nuk e ka ndihmuar në Prishtinën dhe kjo parti nuk e ka diskutuar ndonjëherë situatën në kryeqytet.
“Për vite me radhë, LDK dhe qeverisja lokale e Prishtinës nuk gjetën mbështetjen nga AAK që të rrisin mbështetjen buxhetore nga niveli qëndror për Prishtinën. Në nëntor të vitit të kaluar, kur u miratua buxheti për vitin 2013, AAK e kushtëzoi votën e saj për buxhetin e Kosovës vetëm me financimin e rrugës rajonale për Pejë, sikur e gjithë Kosova të ishte ajo rrugë. Deputetët e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Besnik Tahiri as që diskutuan se Prishtina po diskriminohet me buxhet nga ana e partisë në pushtet. Përkundrazi, ata i dhanë mbështetje PDK-së përmes votimit të atij buxheti, pasi u kënaqën me karemin e dhënë nga PDK për financim të disa mini-projekteve në zonat zgjedhore prej nga vijnë disa deputetë të AAK-së”, ka shkraur Hoti./Indeksonline/