E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishi zgjedh “tradhtarin”, Nikoliqi apo Vuçiqi

Në disa lokacione të qytetit të Nishit, nga autorë të panjohur, janë vendosur pllakate në të cilat presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, dhe kryetari i Partisë Progresiste dhe nënkryetar i qeverisë, Aleksandar Vuçiq, akuzohen për tradhti.Në pllakate gjendet fotoja e Nikoliqit dhe Vuçiqit, kurse nën to shkruan se “ky vend është i vogël, sa tradhtarë të mëdhenj jemi ne” dhe Partia e Prapësimit. Policia ka deklaruar se nuk ka pasur kurrfarë fletëparaqitje lidhur me përmbajtjen e këtij pllakati.

Pllakatet nuk janë të nënshkruara, kurse dega e partisë së Nikoliqi dhe Vuçiqit nuk ka reaguar lidhur me këtë, njofton gazeta Blic.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›