E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Ka përfunduar zyrtarisht raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në ora 19, janë mbyllur të gjitha vendvotimet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Në disa vendvotime janë shënuar parregullsi zgjedhore, për të cilat kanë raportuar organizatat për vëzhgimin e zgjedhjeve, sikundër është “Most” dhe “Civil”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komune u zhvillua në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Çair, Butel, Haraçinë, Bërvenicë, Resnjë, Debarcë, Studeniçan, Tearcë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Veles, Vrapçisht, Dellçevë, Gjorgje Petrov, Jegunoc, Kavadar, Karbincë, Karopsh, Koçanë, Llozovë, Mogillë, Nagoriçani i Vjetër, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë dhe Qyteti i Shkupit.

Në Strumicë u rivotua raundi i parë në vendvotimet 1727, 1730 dhe 1734, me gjithsej 3.255 votues, si dhe në Dollnen në vendvotimin 1.473./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›