LDK ndërron Kelmendin, Gashin e Beqirin

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës miratoi sot ndërrimin e tre ministrave të saj në Qeverinë e Kosovës.
Kryesia e LDK-së ka miratuar kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi për shkarkimin nga pozitat ministrore të ministrit të deritashëm të Shëndetësisë, Alush Gashi; asaj të Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe ministrit të Kulturës, Valton Beqiri.
Në vend të tyre janë propozuar tre emra të tjerë: Bujar Bukoshi do të udhëheqë Shëndetësinë, Haki Demolli – Drejtësinë dhe Lutfi Haziri – Kulturën.
Vendimi është marrë sot në mëngjes nga Kryesia e LDK-së, e cila nuk ka debatuar, por vetëm e ka miratuar kërkesën e kryeministrit Thaçi për ndryshimin e ministrave.
Anëtari i Kryesisë, Salli Asllanaj, tha se vendimi nuk është marrë nën diktatin e Hashim Thaçit, por është miratuar si kërkesë për ndryshime pozitive në qeverisje.
Fjala e LDK’së
Nga Valmir Klaiqi
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që në mbledhjen e sotme të marrë vendim për përfaqësuesit e rinj që të përfshihen në tri ministri të koalicionit qeveritar.
Pikë e rendit të ditës në mbledhjen e rregullt të kësaj partie do të jetë ndërrimi i ministrave, ndërkaq pritet të zhvillohet debat jo i lehtë.
Kryeministri Hashim Thaçi i ka përfunduar konsultimet me kryetarin e ngrirë të LDK’së, presidentin Fatmir Sejdiu, dhe tani është në pritje të listës së ministrave të rinj nga LDK’ja, të cilën zyrtarisht duhet ta dorëzojë Kryesia e partisë së dytë në koalicion.
Nënkryetarët e LDK’së të martën ka qenë e pamundur të kontaktohen, ngase nuk i kanë hapur asnjëherë telefonat.
Por, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se të mërkurën, sipas të gjitha gjasave kjo parti duhet të diskutojë për këtë çështje.
“Të mërkurën ne e kemi mbledhjen e rregullt të Kryesisë dhe kjo do të mbahet. Ende nuk ka rend përfundimtar të ditës, por për këtë çështje që ju pyetni, edhe pse nuk dua të paragjykoj, ka mundësi të diskutohet. Para mbledhjes zakonisht propozohen pika të ndryshme të rendit të ditës. Do të shohim se çfarë do të diskutohet”, ka thënë Beqiri për Express, duke konfirmuar se deri tani për riformatizimin Kryesia e LDK’së nuk ka diskutuar asnjëherë.
Përgjegjësi kryesor për riformatizimin e kabinetit qeveritar, Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur edhe të martën pas mbledhjes së Qeverisë se ndryshimet do të ndodhin së shpejti, por sërish duke i lavdëruar të gjithë ministrat për punët e tyre të deritashme.
Thaçi tha se pavarësisht punës së mirë të ministrave, tani ka nevoja të reja dhe kërkohen energji të reja në ekzekutiv.
“Natyrisht që me kalimin e kohës rriten edhe nevojat e qytetarëve, nevojat e ndryshimeve pozitive edhe më të theksuara, dhe në kuadër të kësaj edhe integrimi i energjive të reja”, ka theksuar ai.
Kreu i ekzekutivit tha se të gjitha ndryshimet që do të ndodhin, do të jenë në përputhje me marrëveshjen politike që kanë PDK’ja dhe LDK’ja, si dhe në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Kryeministri Thaçi nuk ka dashur të komentojë gjatë, kur është pyetur nëse mbledhja e së martës në qeveri është e fundit e këtij kabineti qeveritar me këtë përbërje.
“Kjo ka qenë mbledhja e 117 e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Jozyrtarisht, Expressi ka mësuar se kjo javë do të jetë vendimtare për ndërrimet në përbërjen e Qeverisë.
Riformatizimi i Qeverisë ka filluar javë më parë, ashtu siç ka konfirmuar edhe vetë Kryeministri Thaçi, ditën kur dha dorëheqje nga posti i deputetit.
Në kuadër të këtij procesi, pak javë pas Thaçit, edhe pesë vartësit e tij në Qeveri që deri tani kanë mbajtur poste të dyfishta, kanë bërë kërkesë te shefi i tyre që t’i lirojë nga njëra pozitë.
Por, edhe pas tri ditësh kur këta zyrtarë kanë kërkuar lirimin nga njëri post, Kryeministri Thaçi ende nuk ka marrë vendim se ku t’i lërë ata, në ekzekutiv apo legjislativ.
“Vendimi ka qenë i tyre. Unë e kam mirëpritur dhe i kam inkurajuar të gjithë zyrtarët që dëshirojnë të përcaktohen për kryerjen e obligimeve, qofshin ato ekzekutive apo legjislative. Prandaj, mendoj se ka qenë një veprim jashtëzakonisht i përgjegjshëm në kuptimin edhe politik, por edhe të afirmimit të qeverisjes së mirë në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.
Deri tani, gjithçka që dihet për riformatizimin, është e konfirmuar vetëm jozyrtarisht, nga zyrtarët më të lartë të partive në koalicion.
Duke u thirrur në burime brenda dy partive në koalicion, TV Klan Kosova ka raportuar të martën mbrëma se në kabinetin e riformatizuar të Qeverisë do të jenë këta ministra të rinj: Edita Tahiri - ministre e Administratës Publike, Arsim Bajrami – ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Bukoshi – ministër i Shëndetësisë, Lutfi Haziri – ministër i Kulturës, Haki Demolli – ministër i Drejtësisë dhe Bajram Rexhepi – ministër i Forcës së Sigurisë.
TV Klan Kosova, po ashtu ka raportuar se në kabinetin e ri qeveritar mund të futet edhe Dardan Gashi (LDK), ish-këshilltar i Lutfi Hazirit.
Ndërkaq, ende nuk dihet emri i ministrit të ri të Bujqësisë dhe ndërrimet që mund të ndodhin në ministritë e udhëhequra nga pakicat.
Sipas kësaj përbërje të re, ministrat që do t’i lirojnë postet e deritashme ministrore janë: Fehmi Mujota, Zenun Pajaziti, Idriz Vehapi, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri.