E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka më Qipro

Ministri i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner ka thënë se BE’ja nuk do të pranojë shtete të ndara si Qiproja brenda vetes. Pikërisht si Qiproja, Kouchner e konsideron Kosovën dhe Bosnjën, për të cilat thotë se nuk janë të gatshme për t’u integruar.

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner e ka vënë në dyshim gatishmërinë e Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës për të hyrë në Bashkimin Europian.

"Nuk duam të përsëritet Qiproja, respektivisht në BE të pranohet një vend i ndarë", kanë cituar mediat boshnjake kryediplomatin francez.

Kouchner ka shtuar se Bashkimi Europian duhet të jetë këmbëngulës lidhur me Bosnjën e Hercegovinën dhe të mbetet në këtë vend. Ai i ka bërë këto komente pas takimit të ministrave të jashtëm të tetë vendeve më të industrializuara në Kanada.

Pavarësisht këtyre deklarimeve të Kouchnerit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Europian në vazhdimësi theksojnë se e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›