LDK shpall zgjedhjet në Gjilan
Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan, kanë bërë të ditur të shtunën se i kanë hap rrugë zgjedhjeve brenda partiake në degën e Gjilanit, konform vendimit për zgjedhjet e përgjithshme në LDK, të bindur se këto zgjedhje në LDK’në e Gjilan, do të sjellin ndryshime kualitative në lidershipin e saj.
Lutfi Haziri, Kryetar i degës së LDK’së në Gjilan, ka thënë se në parim janë themeluar katër grupe, që do t’i përgatisin këto zgjedhje, si grupi që do të merret me hartimin dhe përgatitjen e platformës zgjedhore, grupi që do të merret me ndryshimet e domosdoshme në projekt-rregulloren e punës së LDK’së, ai që do të jetë grupi politik për projektin politik të LDK’së dhe grupi për projektin qeverisës të LDK’së.
“Hapja e procesit zgjedhor dhe hapja e dyerve përmes kritereve të përcaktuara do të sjellë ndryshime kualitative në udhëheqje të degës. Po përgatitemi të ndërtojmë një udhëheqje për këtë dekadë, për Kosovën europiane, për Gjilanin europian”, ka thënë Haziri.
I pyetur për synimet e tija në këto zgjedhje, Haziri tha se ka qenë njëri ndër ata që ka marrë pjesë në formimin e pakos reformuese, dhe njëri nga ata që beson në formulën e mos ushtrimit të pozitave të dyfishta dhe se kësaj do t’i përmbahet.
“Natyrisht që unë do të zgjedh në mes të ushtrimit të detyrës së nënkryetarit në qendër dhe kryetarit të degës në këtë proces zgjedhor. Detyrë e imja është që ta garantoj një proces fer, sipas programeve dhe Statutit të LDK, sipas kritereve që do t’i përcaktojë Këshilli i Përgjithshëm dhe kryesia qendrore e LDK. Ta finalizojmë atë me rezultat pozitive, për të sjellë lidership që garanton sukses në Gjilan”, ka thënë Haziri.