E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vigan Syla, kryetar i të rinjve të LDD-së

Vigan Syla është zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, të shtunën, gjatë konventës së rinisë së kësaj partie.

Duke përshëndetur Konventën Zgjedhore, Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci tha se “rinia dardane paraqet shpirtin, frymën dhe vizionin e LDD’së”.

Kryetari Daci, edhe në këtë takim, ka lëshuar kritika të shumta në adresë të koalicionit aktual qeverisës, PDK-LDK.

“Një vlerësim kaq negativ jepet pasi që ky koalicion qeverisës në asnjë pikë të tërësisë shtetërore nuk ka filluar ta respektoj dhe ta implementojë Kushtetutën e vendit. Sovraniteti i Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht i pranuar nga 69 shtete në asnjë cep të shtetit nuk respektohet. Për ketë nuk mund t’i fajësojmë njerëzit apo gjallesat në Mars apo bashkësinë ndërkombëtare. Në plotësi për këto dy vite e gjysmë ka ekzistuar mungesa e proaktivitetit, mungesa e konceptit të koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe në të gjitha çështjet tjera”, ka deklaruar Daci.

Kryetari i ri i FR të LDD-së, Vigan Syla është inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe aktivistë shumëvjeçar i kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›