E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK, thirrje strukturave të sigurisë të përmbushin mandatin

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 12:11

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmes një komunikate, thotë se ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet në veri të vendit, pjesë në të cilën është rrezikuar rëndë gjendja e sigurisë, ndërsa i vlerëson si kriminale dhe të papranueshme të gjitha veprimet e bandave serbe, veprime këto të nxitura nga institucionet e Serbisë dhe nga strukturat ilegale serbe në Veri.

LDK po ashtu dënoi ashpër sulmin ndaj pikave kufitare në veri dhe djegien e tyre nga bandat kriminale serbe.

“Lidhja Demokratike e Kosovës u bën thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë, të pranishme në Kosovë, që të përmbushin mandatet që kanë për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe më tej kërkon veprime energjike nga ana e këtyre forcave, për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë Veriun e Kosovës, me qëllim të normalizimit të jetës atje”, thuhet në komunikatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës për durim dhe qetësi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›