Protesta vazhdon

Protestuesit para Kuvendit të Kosovës nuk i ka ndalur as rrebeshi i madh i shiut, as temperaturat e ulëta që ta vazhdojnë protestën.
Shumë prej protestuesve kanë më shumë se 48 orë që po rrinë aty bashkë me nismëtarin e prostestës Fisnik Ismaili.
Ata përpos bisedave dhe debateve të situatës aktuale, po merren edhe me aktivitete në mënyrë që ta kalojnë kohën. Protesutesit pritet që në orën 9 në mbrëmje të shfaqin edhe një film.
Projektligji për amnistinë po kundërshtohet nga shumë organizata joqeveritare, Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetetë të subjekteve të tjera politike.
Ndërkohë, për ta kundërshtuar këtë projektligj po mblidhen edhe nënshkrime në kuadër të një peticioni./Indeksonline./