E Diel, 1 Nëntor 2026

29 të vrarë pas përleshjeve më të reja në Jemen

Raportohet se së paku 29 persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet militantëve dhe ushtrisë në jug të Jemenit.

Së paku 17 ushtarë dhe 12 militantë të dyshuar janë vrarë.

Një zyrtar lokal ushtarak tha se militantët e kishin okupuar një bazë ushtarake në provincën Lahij, ndërsa qeveria ishte përgjigjur me artileri dhe sulme ajrore.

Për këto sulme, zyrtarët e kanë fajësuar një grup islamist të ndërlidhur me Al-Qaidën, në pjesën jugore të Jemenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›