E Shtunë, 31 Tetor 2026

LES FEUILLES MORTES Nji Kange Vjeshtet

Vjeshta ka ardhur. Me depresionin e vet me gjethet divorcet lageshtiren permbytjet dhe pikepyetjet.
Ne Tiranen ku te gjithe vrapojme dhe po rendim per ne kafene ku do te rrime me ore ka kohe qe nuk ia veme veshin stineve. Gjithcka na konvertohet ne Dimer-mbeshtillu se u be ftohte ose Vere - kush nxihet me shume.


Stinet e ndermjetme vjeshta e pranvera jane ngushtuar aq sa duket sikur jane zhdukur. Ca prej ngrohjes globale ca prej faktit qe ne ka kohe qe nuk e shohim qiellin e ca prej cimentos xhamave e betonit.
E megjithate vjeshta ne Tirane ka mberritur.

VJESHTA E NJ QYTETI
Nje shoqja ime po me tregonte nje dite se si njeriu eshte me i lumtur me aktiv e me produktiv ne stinen qe ka lindur. do njeri ka nje stine te veten ku shperthen. Njerezit jane dimerore vjeshtake verore... Kadareja perjetesisht dimeror. Edhe Nentori i nje Kryeqyteti i shkruar prej tij duket sikur eshte shkruar ne dhjetor. Pirro ako - vjeshtak me kenget qe duket sikur i kushtohen te tera nje femre te vetme ne te shkuaren pavaresisht ctitull kane. Saimir Kumbaro - veror e me pantallona te shkurtra si te gjithe filmat e vet.


Dua te besoj se ajo qe ndodh me njerezit duhet te ndodhe edhe me qytetet. Edhe qytetet kane nje stine te veten. Tirana sic e njoh une eshte nje qytet vjeshte.
Ka pas qene nje kohe kur vjeshta e zinte Tiranen fillimisht nga plepat anes Lanes pastaj hapej ne bulevard dhe ne rrugen e Durresit. Pastaj me radhe rruga Fortuzi Bulevardi i Maternitetit shtepite private pas Dervish Hatixhese...
Sot vjeshta vjen deri ne Linze e nuk zbret dot.


NGJYRAT
Vjeshta komunikon me ne permes pemeve. Per fat te keq ne ia kemi prere sa kemi mundur komunikimin. Pemet ne Tirane jane si te burgosur pleq qe nuk arratisen jo se nuk duan po se nuk kane ku shkojne. Ne kemi ngritur reklama rrotull tyre i kemi ngjeshur mes pallatesh i kemi krasitur per te bere ballkone. Selvia nuk duket me. Apo eshte akoma aty Lakuriqe dhe e mjere.


Te parku Rinia ku per ironi vetem te rinj nuk ka banoret kryesore jane romet njerezit e vetem qe vishen njesoj ne te tera stinet. Te parku i VETM brenda qytetit ndalon vetem nje stacion autobusi qe ndalon per te te sjelle ne Bllok jo ne park. Sepse askush se con nder mend qe dikush eshte nisur per aty thjesht qe te rrije ne park. Hiqju parqeve bej ate qe bejne te gjithe shtepi-kafe-pune pune-kafe-shtepi.


Pa e kuptuar ne po na humbin ngjyrat e vjeshtes. Ne kete qytet e vetmja menyre per te marre vesh ne cstine jemi eshte permes klimatizatorit te makines. Ti ecen ne rruge dhe ngjyrat perverse te pallateve sfumojne cdo gje. Nuk gjen dot as ku ke parkuar makinen larg qofte te dallosh pemet.


Qejfi me i madh ne vjeshte kur kam qene femije ishte kercitja e gjetheve nen kembe.
Sot as ecim ne kembe e as gjethet ekzistojne me. Pastruesit e rruges me fshesat e tyre me dege pemesh u kane shpallur lufte.
Ne rruget ku ecet ne kembe ka vetem tenda hunde te shemtuara lokalesh qe dalin deri ne buze rruge karrige qe mbulojne krejt trotuaret ndersa limonet i kemi marre ne mbrojtje si cifutet ne kohe te luftes neper ballkonet e apartamenteve. Dikur shihja hurmat ne kopshtet e shtepive tani muret shkojne deri ne kat te dyte dhe hurmat e i kane prere per te hapur vend per makinen.


VJESHTA E ATYRE Q SJAN
Vjeshta eshte malli i padukshem per ata qe jane larg. Ata qe jane sot 35 vjec po te bejne bilancin e luftes 20-vjecare me tranzicionin do te kuptojne qe shumica e te njohurve te tyre kane ikur jashte. Green-cards letrat kanadeze shkollat martesa ne cepat e larget te globit.
Gjithnje e me teper lista ime e numrave te telefonit rritet por ajo e numrave qe do doja ti therrisja per nje kafe ne nje pasdite me shi shkurtohet. Sepse njerezit kane ikur drejt stineve te tjera ne vende te tjera. Dhe rikthehen ne vjeshten e Tiranes gjithnje e me rralle.


Sa i shkon Stingu Tiranes me thoshte nje piktor para gati 15 vitesh. Dhe ka gati po aq vjet qe nuk vjen ne Tirane.
And i miss you most of all my darling... kendon Nat King Cole... When autumn leaves start to fall... nje kenge te vjeter per vjeshten me tekst te Zhak Prever. Edhe pse mua me pelqen me shume versioni vokal i Eva Cassidy dhe versioni instrumental i Stan Getz.
Vjeshta eshte pritja jone e bute qe ata te kthehen ndoshta per Vit te ri duke e mbushur Tiranen me per pak jave me leng jete e gezim.
Tiranes i rrine mire thuajse te tera produktet muzikore britanike. Sepse dhe Londra eshte qytet vjeshte.


VJESHT DIVORCESH
Ne vjeshte bien gjethet bien dhe dashurite. Vjeshta vjen me divorcet e veta. Ka nje kohe kur njeriu ka deshire te rrije pak me veten e vet. Dhe kjo stine eshte vjeshta.
Por ne kemi qelluar njerez qe kemi shume frike te rrime vetem. Mbase kemi frike nga kumbimi i asaj qe kemi brenda. Mbase se nuk jemi mesuar. Mbase sepse kemi frike te jemi te brishte e te thyeshem qofte edhe pa shkak.


shte vjeshte ne Tirane dhe te gjitha keto lejohen.
Ne TV nuk ka thuajse asgje te re. duhej te ishte stine e re televizive. Por eshte nje stine e re me rroba te vjetra.
Ka nje panair libri vjeshtak ku njeriu ka qejf te shkoje e te nuhase eren e mijera librave ndersa jashte bie shi. Edhe pse ka njerez qe akoma shkojne e blejne Djalli vishet me Prada.


Duhet guxuar per te kryer nje divorc vjeshtak. Me njerezit me librat dhe me figurat televizive.
Kush eshte vetem ne vjeshte do te mbetet vetem gjate / do te rrije zgjuar do te lexoje e shkruaje letra te stergjata/ e do te bredhe pa shpetim lart e poshte / rrugeve nen rreshta pemesh ndersa gjethet dridhen permbi koke. Shkruan Rainer Maria Rilke per nje Dite Vjeshte.
Por ne ka kohe qe nuk jemi poetike.


VJESHT ME ZOR
Vjeshta na pelqen sepse eshte komoditet. Mbase jo se e duam por se na zgjidh ca halle. Ne vere Tirana eshte vape e pluhur. Prandaj duam vetem te ikim prej saj. Ne dimer shtepite tona mbeten perjetesisht te ftohta edhe pse furrnellat i kemi ngjitur ne tavan e i quajme me emrin seksi kondicionere. Vjeshta duket si zgjidhja e mesme me e mire.


As vape as djerse. Me mire ca shi se ul pluhurin por jo aq ftohte sa te ngrijme.
Keto hallet e vockla na bejne te mos e jetojme stinen me te bukur te Tiranes. Ju mund te thoni... Pranvera Po pranvera ne Tirane nuk ekziston. Ne kalojme nga xhupat ne menge te shkurtera brenda javes.
Vjeshta eshte stina e Tiranes duam apo nuk duam ne.


Po kush ka nerva te merret me vjeshten kur hataja ndodh verdalle.
Dhe pse duhet te rrini ju te lexoni lirikat e Rilkes apo poetizmin tim per vjeshten kur ndodhin thashetheme me interesante ne Facebook
Ndoshta sepse mungesa e poezise na ka bere prej guri.
Ndoshta ajo qe na mungon ajo qe thuajse na ka humbur perfundimisht eshte qe te ndjehemi qofte dhe per pak si dikur njerez te pafajshem


Thjesht njerez qe kenaqen duke shkelur gjethet e rena ne vjeshte.
Lules sMajit eshte ne fakt nje kenge vjeshte.
Ernest Koliqi eshte per mua nje shkrimtar vjeshte.
Shkodra eshte nje tjeter qytet vjeshte.
Dhe Pirro ako ne vjeshte do ti thure kenge te njejtes grua te hershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›