Tritol tek shtepia e prinderve te Ina Rames Polica Mister shkaku
DURRS- Nje makine eshte hedhur ne ere duke shkaktuar deme te shumta materiale poshte shtepise ku banojne prinderit e kryeprokurores Ina Rama. Makina tip BMV ishte ne pronesi te nje biznesmeni durrsak dhe ishte e parkuar pikerisht poshte shtepise se familjes se kryeprokurores. Shperthimi ka qene shume i fuqishem duke terrorizuar banoret. Per fat te mire nuk ka shkaktuar deme ne njerez. Policia e Durresit eshte duke hetuar pistat e mundshme te kesaj ngjarjeje dhe nuk ka perjashtuar ende ndonje lidhje me familjen e kryeprokurores.
Banoret e lagjes nr. 4 te Durresit jane tronditur pasditen e djeshme nga nje shperthimi i fuqishem poshte banesave te tyre ndersa xhamat e dritareve u jane thermuar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15 e 40 minuta kur u konstatua se ka shperthyer nje sasi eksplozivi e vendosur poshte nje makine tip BMW me targa italiane. Eksplozivi ishte vendosur ne pjesen e perparme te mjetit dhe dyshimet e para jane per tritol. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur te hetoje shkaqet e shperthimit. Mesohet se nga shperthimi nuk ka te demtuar ne njerez por vetem deme materiale te objekteve qe ndodheshin prane makines ne momentin e shperthimit si dhe dy mjete te tjera te parkuara ne afersi te objektit te shkaterruar. Isha ne gjume kur ndjeva zhurme te madhe dhe me pas nje lekundje te apartamentit sa kujtova se po binte termet. Kur u ngrita pashe se edhe xhamat e dritares perballe vendit ku kishte qene makina ishin thyer- thote nje prej banoreve.
Sipas te dhenave paraprake te marra ne vendngjarje makina e demtuar ishte me targa te huaja CY 079 AL tip BMW ngjyre e zeze dhe ne momentin e shperthimit ndodhej e parkuar poshte pallatit ku banonin edhe prinderit e Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Makina eshte demtuar rende ne pjesen e perparme te saj. Nderkohe mesohet se demet e apartamenteve jane kryesisht ne dyer xhama dhe plasaritje te suvatimeve. Policia ka bere me dije se mjeti i perket nje biznesmeni Osman Ferza. Hetuesit kane marre ne pyetje deshmitaret qe kane qene ne vendngjarje duke u munduar qe te verifikojne personat qe mund te kene vene eksplozivin poshte mjetit.