E Shtunë, 31 Tetor 2026

LEZHE/ Humb kontrollin e mjetit vdes 46-vjecari

LEZHE - Nje 46-vjecar ka gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti te shenuar ne rrugen nacionale Lezhe-Lac. Viktima e ngjarjes eshte Met Vokrri banor i fshatit Mal Bardhe i rrethit te Kurbinit. Sipas burimeve zyrtare te policise se Kurbinit mesohet se nga hetimet ka dale se aksidenti ka ndodhur si pasoje e humbjes se kontrollit te mjetit nga drejtuesi i tij. Makina ka kryer levizje te crregullt para se ajo te dilte me pas nga rruga ne dalje te fshatit Shullaz. Burime zyrtare te policise bejne te ditur se 46-vjecari ka pasur vdekje te menjehershme si pasoje e aksidentit te rende. Policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›