E Diel, 1 Nëntor 2026

Operativi i burgut Si u miqesova me njeriun qe do vriste Enverin

/ /

...vijon nga numri i kaluar

Perballja e pare me Avdul Banushin u be ne qeline e tij. Pastaj takohesha me te here pas here. Tani e kisha perpara syve perdite njeriun mit. Disa dite me vone erdhi edhe shkresa ku jepeshin porosi qe ai ta vuante denimin ne kushtet e konspiracionit te plote dhe te mos merrte takim me te denuarit e tjere. U izolua ne biruce me te denuarin Sh.N. ish-oficer aviacioni per te shmangur rrezikun e ndonje vetevrasjeje te mundshme. Duke qene se Avduli mbante nje kapele te bardhe rojet e burgut e therrisnin me nofken kasketa.  Ne dosjen e Avdulit kishte mjaft te dhena interesante. Ai vazhdonte te ndiqej ne perpunim aktiv megjithese kishte perfunduar procesi i hetimit dhe denimit te tij. Gjate gjykimit Avduli nuk kishte treguar asgje per bazat e organizates ne Shqiperi. Pikerisht ky ishte tashme objektivi kryesor i perpunimit te tij. I studijova me nje fryme dosjen e perpunimit dhe ate hetimore. Evidentova konkluzionin se kisha te beja me nje subjekt kundershtar te vendosur te regjimit komunist nje tip te guximshem te patrembur perpara veshtiresive. Ai shprehte hapur ndjenjat kombetare si dhe mallin per vendlindjen. Mua me konsideronte si bashkepatriot dhe deshironte qe te bashkebisedonim. Ndersa dashurine per te afermit e treste perbrenda vetes dhe nuk e shfaqte. Vleresonte miresine dhe ndiente detyrimin per ta shperblyer ate. Sidoqofte mbetej nje nga njerezit me te rrezikshem te pushtetit...
Historia e Avdul BanushiT
Emri i Avdul Banushit ishte kthyer ne nje legjende per Sigurimin e Shtetit ne vitet 1972-1974. Te dhenat operative konfirmonin angazhimin e tij si eksponent kryesor i Frontit te Rezistences Antikomuniste Shqiptare FRASH dhe perpjekjen e deshtuar te kesaj organizate ne vitin 1974 per sabotimin e parades ushtarake ne Tirane me rastin e 30-vjetorit te clirimit. Sipas dokumentit sekret kjo organizate kishte planifikuar vendosjen e eksplozivit ne tribunen e parades ku do te qendronte udheheqja e shtetit ose goditjen e drejtperdrejte nga nje baze e FRASH-it ne nje nga pallatet e Shallvareve. Per Avdulin qe ne baze te informacioneve rezultonte te ishte ne krye te ketyre veprimeve ishte krijuar profili i njeriut mit sadist kriminel vrases. Po ne fakt cila ishte biografia e tij Avdul Banushi kishte lindur ne Golem te Gjirokastres. Ne vitet 1943-1944 ishte inkuadruar ne njesitet guerile te qytetit te Durresit ku ishte kapur nga gjermanet dhe ishte internuar ne Mauthauzen. Ne vitin 1946 pas kapitullimit te Gjermanise ishte i lire dhe iu nenshtrua procedurave per tu kthyer ne atdhe. Ne rrugen e rikthimit u sistemua per nje fare kohe ne nje kamp refugjatesh ne Regio Emilia te Italise. Aty ra ne kontakt me nje oficer amerikan me origjine shqiptare i cili tregoi interes per te dhe e lidhi me kreret e politikes shqiptare ne mergim te arratisur ne prag dhe pas clirimit te vendit si Abaz Ermenji Abaz Kupi Hasan Dosti etj. Gjate marredhenieve qe u krijuan Avduli ra ne influencen e tyre. Ata e instruktuan qe pasi te kthehej ne Shqiperi te takohej me disa nga lidhjet e tyre. Midis te tjerash i dhane edhe nje leter per Lahe Nuron nga fshatrat e rrethit te Vlores kundershtar i sistemit. Ky qendronte i fshehur brenda vendit. Organet e  Informacionit me vone organet e  Sigurimit te Shtetit qe kishin shtrire rrjetat edhe ne keto kampe u vune ne dijeni menjehere mbi misionin e Avdulit. Sapo zbriti nga avioni ne Rinas gjate kontrollit iu kap dhe letra ne fjale. Per kete u denua dhe u dergua ne nje kamp pune ne Tirane. U lirua andej ne vitin 1957. Me pas filloi pune si dizenjator ne qytetin e Patosit. Nje dite dimri te vitit 1960 e shoqeruan per nje verifikim ne Degen e  Puneve te Brendshme Fier duke u lene qe ta kalonte naten ne dhomen e shoqerimit nga ku mundi te arratisej. Fillimisht mberriti ne Greqi. Prej aty kaloi ne filtrat e zbulimit amerikan i cili vertetoi poziten e Avdulit dhe miratoi kerkesen e tij per te shkuar ne Amerike. U stabilizua me pune e banim ne New York. Atje u takua me kreret e emigracionit politik Vasil Germenji Hasan Dosti Halim Begeja Rexhep Krasniqi etj. Percarja e tyre la nje pershtypje jo te mire te Avduli. Gjate kohes qe qendroja me te ne burg si rastesisht mbaja ne dore librin e Nasho Jorgaqit Mergata e qyqeve. Avduli nuk ndenji pa me pyetur se perse behej fjale ne te. I thashe se i kushtohej nje agjenti shqiptar qe operoi ne radhet e emigracionit e kryesisht te oborrit te mbretit Zog. Kishte degjuar per te dhe kerkoi ta lexonte. Pasi e lexoi me tha Autori e ka pershkruar me vertetesi gjendjen e emigracionit shqiptar ne bote. Titulli Mergata e qyqeve eshte shume i pershtatshem per historine e tyre. Ne vitin 1972 me krijimin e FRASH-it ne Amerike Avdul Banushi u zgjodh sekretar i Pergjithshem i saj nderkohe qe kryetar u zgjodh Vasil Germenji dhe zevendes Stavri Skendi. FRASH-i mbante kontakte me oficerin  e CIA-s Xhon.S. Anetare te saj ishin edhe Sabaudin Haznedari i cili ne tetor 1982 erdhi ne Shqiperi me grupin e Xhevdet Mustafes. Ajo kishte baza te rendesishme ne Europe si Subadie Koka ne Milano-Itali Lefter Guveli dhe Nikolla Plasoti ne Greqi etj. Subadie Koka ishte me origjine nga fshati i Avdulit qe ne vitin 1943 ishte biresuar nga nje cift italian. Pas clirimit ajo bashke me prinderit biresues u sistemua ne Milano. Deri ne vitin 1975 FRASH-i veproi shume aktivisht dhe dergoi me mision ne Europe disa grupe qe udhehiqeshin nga Avdul Banushi. Ata kryen akte terrori ne perfaqesite shqiptare ne Paris Rome Madrid e gjetke. Gjithashtu tentuan ne vazhdimesi te hynin ne Shqiperi per te vepruar me objektiv kryesor terror kunder udheheqjes se shtetit dhe vendosje eksplozivi ne ATSH e Ambasaden Kineze. Ne nentor te vitit 1974 nje grup me ne krye Avdul Banushin tentoi te hynte ne Shqiperi duke pasur detyre kryesore vendosjen e eksplozivit ne tribunen e parades organizuar me rastin e 30-vjetorit te clirimit si dhe hedhjen ne ere te ATSH-se e Ambasades Kineze ne Tirane. Kontribut te vecante per kapjen e Avdulit dha agjenti i Sigurimit Malesori. Ai penetroi ne radhet e FRASH-it ne Amerike dhe fitoi besimin e saj deri ne ate shkalle sa te caktohej edhe si nje nga pjesemarresit kryesore te grupit qe u nis ilegalisht ne Shqiperi. Me mjaft vlera ishte edhe kontributi i bashkeshortes se agjentit tone Prendes e cila mbajti kontakte te vazhdueshme me agjentin tone nepermjet telefonit gjate  gjithe kohes qe grupi endej neper Greqi e Jugosllavi per te gjetur momentin e duhur te kalimit te kufirit te Shqiperise. Ne Janine Avduli i tha Malesorit te bente biseden e fundit me gruan ne Amerike sepse pas kesaj do hynin ne territorin e Shqiperise pa i treguar se ne cilin drejtim do ta kalonin kufirin. Ne momentin e duhur gruaja e tij informoi Sigurimin e Shtetit. U vendos gatishmeria ne kufi. Duke qene se ata ndodheshin ne Janine forcat kryesore u vendosen ne rrethin e Gjirokastres Sarandes e Permetit. Por Avduli vendosi te mos hynte ne Shqiperi nga kufiri me Greqine pasi dyshonte se aty e prisnin forcat e Sigurimit. Ne momentin e fundit plani i kalimit te kufirit ndryshoi. Malesori u befasua por tanime nuk kishte mundesi te informonte. Ata u nisen per ne Selanik me autobusin e linjes dhe prej andej kaluan ne Shkup. Aty moren trenin dhe shkuan ne Mali te Zi. Fjeten ate mbremje ne shtepine e agjentit ne nje fshat prane kufirit dhe planifikuan qe ne oret e vona te nates te hynin ne token shqiptare. Per te gjitha keto levizje Sigurimi i Shtetit nuk kishte dijeni sepse Avduli nuk e la me agjentin tone te fliste me gruan e tij kanali i vetem prej nga mund te mesohej itinerari i levizjeve te tyre. Por megjithese forcat kryesore te Sigurimit ishin dislokuar ne kufirin me Greqine gatishmeria ishte vendosur gjate gjithe kufirit te shtetit shqiptar. Pikerisht kjo beri qe ne perfundim aksioni per kapjen e Avdulit te perfundonte me sukses. Ne kete situate Prenda u porosit te nderpriste cdo lidhje me te njohurit e saj dhe te burrit nga radhet e emigracionit politik ne Amerike dhe te largohej menjehere ne Mal te Zi. Nga Mali i Zi ajo do te kalonte kufirin per ne Shqiperi. do gje shkoi sipas planifikimit.
Nuk kishin kaluar me shume se dy dite qe kur ishte kapur Avduli kur i cuan ne ballafaqim gruan e bashkepunetorit. Ai u befasua dhe me pas gjithmone do me thoshte se nuk mund ta kuptonte si arriti te besoje aq shume tek ata qe e futen ne kete kurth. Nuk do ta besoja kurre po te me thoshin me pare se Sigurimi do te penetronte deri ne kete pike shprehej ai i menduar sa here qe diskutonin per aventuren e tij. Avduli qe e kishte te vetin parimin dysho per kedo jo vetem qe nuk i tregoi shokut te tij drejtimin ku do ta kalonin kufirin si dhe nuk i tregoi asnje nga bazat ku do te mbeshteteshin ne Shqiperi por i sabotoi edhe armen personale duke i hequr gjilperen. Keto baza nuk u identifikuan dot edhe gjate hetimit me gjithe hetuesine intensive me aplikimin e te gjitha formave madje dhe ate te shtrengimit fizik. Ne gjyq u denua me vdekje denim te cilin Kuvendi Popullor i Shqiperise e ktheu ne 25 vjet heqje lirie.
Ball per ball me atentatorin e Enverit
Edhe pse hetimi ndaj Avdulit vazhdoi dy-tre vjet dhe ai u shtrengua me te gjitha format per te treguar bazat e FRASH-it ne Shqiperi nuk u arrit asgje ne kete drejtim. Gjate ketij procesi me te u takua edhe zevendesministri i Puneve te Brendshme Rexhep Kolli por cdo gje rezultoi e kote. Ne burg Avduli si asnjeri prej te denuarve nuk kishte asnje ndihme ekonomike. Edhe pse ne kete gjendje ai nuk ndermori veprime per te kerkuar ndihme nga komanda e burgut. Pasi krijuam nje fare afersie i rekomandova qe tu shkruante vellezerve per ta ndihmuar. Nuk e pranoi edhe kete sugjerim duke argumentuar shkurt Kur une u hyra ketyre puneve nuk i pyeta ata prandaj edhe tani nuk mund te kerkoj te me ndihmojne. Gjate bisedave te mevonshme me te me tregoi edhe disa momente qe e pasuronin me tej profilin e tij si patriot. Ai ndodhej ne Amerike kur Kina u pranua ne OKB gje per te cilen Shqiperia luajti nje rol vendimtar. Megjithese kundershtare te regjimit te Enver Hoxhes u ndieme krenare kur stacionet televizive ne Amerike njoftuan se Shqiperia e vogel goditi me grusht te madh ne OKB kujtonte ai perjetimet e asaj ngjarjeje. Gjate bisedave me te flisja edhe per disa nga te njohurit e mi nga Golemi fshati i Avdulit. Pikerisht ne keto momente njeriu i eger zbutej syte i mbusheshin me lot dhe psheretinte duke thene se i ishte djegur shpirti per fshatin e tij. Duke ndier kete gjendje mendova te kaloj ne nje plan tjeter. Pavaresisht nga afersia qe krijuam nuk mund ta neglizhoja faktin qe ai ishte nje kundershtar i vendosur i regjimit komunist dhe si i tille kishte pak gjasa te tregonte bazat e FRASH-it ne Shqiperi. I kisha kerkuar disa here te me fliste per keto baza por ai shmangej. Nga format e ndryshme te punes se organeve te Sigurimit si nga hetuesia agjentura kartoteka teknika operative etj. disponoheshin mjaft te dhena qe benin fjale per bazat e FRASH-it ne Shqiperi Greqi Itali dhe Jugosllavi. I nisur nga ky fakt si dhe nga predispozitat patriotike te Avdulit mendova te kerkoja ndihmen e tij per te zbuluar agjentet ne sherbim te zbulimeve te huaja me synime grabitqare kunder sovranitetit te Shqiperise. Tashme Avduli ishte miqesuar shume me shokun e dhomes Sh. N. Sapo ai ndahej nga takimet me mua zbrazej tek ai per te gjitha ato qe i konsideronte ngacmime. Ky moment u shfrytezua per te regjistruar bisedat qe do te zhvilloheshin midis tyre. Nisur nga kjo situate pergatita nje plan te detajuar ku parashikoja bombardim psikologjik te gjithanshem me veprime te avancuara dhe iniciativa personale te paaplikuara me pare. Parashikoja te merrja kontakt me te afermit e tij ne Gjirokaster e tiu tregoja atyre se Avduli ishte kapur dhe se kishte vite qe vuante denimin ne burgun e Burrelit. Fakti i arrestimit te tij mbahej akoma sekret. Ne varesi edhe me situaten qe do te krijohej kisha parashikuar te organizoja nje takim ndermjet tyre madje duke e cuar Avdulin deri ne Golem
Me Avdulin takohesha pothuajse perdite duke qendruar per ore te tera se bashku ne biruce. Me vone takimet me te i realizoja ne nje nga zyrat e komandes se burgut. eshtja kombetare ishte thembra e Akilit per Avdulin. Ai me degjonte I rene ne mendime dhe i carmatosur nga mjetet e tij propagandistike. Per mua kjo fliste shume. Kishte filluar te lekundej dhe nuk ishte pak. Nga nje kundershtar i flakte tani ishte bere i bindur dhe kishte te pakten durimin te degjonte pa te kundershtuar sic ndodhte me pare. Paralelisht me perpunimin ideologjik ishte planifikuar edhe perpunimi psikologjik duke shfrytezuar lidhjet e tij ne Gjirokaster. Ai qe ne fillimet e njohjes tregohej aq indiferent kur bisedonim per te afermit e tij tashme fliste me mall. Nuk i kishte pare vellezerit dhe motrat qysh nga koha qe ishte arratisur 25 vjet me pare. Kishte dobesi e ndiente mall vecanerisht per babane Hakan Banushi per te cilin i ishte mbushur mendja qe nuk rronte. Kur gjeta rastin e pershtatshem shkova ne Gjirokaster. Aty organizova edhe takimin me babane dhe vellezerit e Avdulit. Pasi u takova me xha Hakanin ai me pershendeti mblodhi veten dhe i dha drejtim bisedes Ne mor bir per Avdulin kemi degjuar legjenda nga me te ndryshmet. Thoshin se erdhi diversant dogji vrau preu u arratis perseri e ku ta di une. Ai nuk rrinte dot pa ardhur te me takonte me cdo cmim. Megjithate ti ia di historite dhe ne presim ti mesojme me padurim. Pa dashur qe xha Hakani te lodhej me sqarime te panevojshme nderhyra Atehere me degjoni me kujdes Avduli u nis nga Amerika per ne Shqiperi me nje shokun e tij shqiptar nga Mali i Zi. Me 7 prill 1975 kaluan kufirin ne Hanin e Hotit ku u kapen nga rojet kufitare. Kaloi rreth 2 vjet ne hetuesi dhe u denua me vdekje. Presidiumi i Kuvendit Popullor ia ktheu ne 25 vjet heqje lirie. Pra ka rreth 10 vjet qe eshte kapur dhe ka mbi 7 vjet ne burgun e Burrelit. Po kaq kohe ka qe e njoh dhe une. Me te takohem pothuajse perdite. Marredheniet tona kane qene dhe jane te mira prandaj jam dhe sot ketu. Por duke qene keshtu do te thoni ju pse nuk ju kam njoftuar me pare. Edhe kjo ka nje shpjegim. Avduli per ju fillimisht mundohej te tregohej indiferent dhe te mos e shfaqte mallin. Duke u munduar te argumentonte qendrimin e tij me thoshte Une i kam te mijte e kete smund ta mohoj. Por njekohesisht nuk kam te drejte morale te kerkoj te me ndihmojne sepse nuk i pyeta kur u hyra ketyre puneve. Kam ardhur nga Amerika ne Shqiperi per te permbysur regjimin gje qe vellezerit e mi mund te mos e deshirojne prandaj mendoj ti le te qete. Ky ishte fati yne dhe une do ti nenshtrohem atij...
Xha Hakani u ngrit dhe me perqafoi si te isha djali qe i kishte munguar kaq kohe. Keshtu bene edhe Hodoja dhe Zijai dy vellezerit e Avdulit.
Vijon neser...

PIRRO NUREDINI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›