Aksident ne Lushnje vdesin burre e grua
LUSHNJE - Nje cift bashkeshortesh humben jeten ne nje aksident te ndodhur mbreme ne rrugen nacionale Fier-Lushnje. Policia njoftoi se Vero dhe Pupulina Sulko 65 dhe 64 vjec kane gjetur vdekjen e menjehershme ndersa eshte plagosur Selman Bali dhe nje shtetas tjeter identiteti i te cilit nuk behet i ditur. Ngjarja mesohet te kete ndodhur ne kufirin ndares mes Fierit dhe Lushnjes. Dyshohet se shpejtesia e madhe te kete provokuar aksidentin fatal ne hyrje te territorit te Lushnjes. Policia tha gjithashtu se nje makine me targa TR 2573 T tip fuoristrade ka dale nga rruga duke shkaktuar vdekjen e dy prej udhetareve dhe plagosjen e dy te tjereve. Sipas policise te plagosurit jane derguar ne spitalin e Lushnjes per te marre ndihmen mjekesore. Blute kane thene se ne automjet ishin kater persona te aferm mes tyre. Dy te plagosurit jane ne gjendje kritike per jeten dhe ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Eksperte te policise mberriten ne vend per te zbardhur cfare kishte ndodhur. m.r