LG G2 e re, në funksion të përdoruesve e i përballueshëm nga të gjithë
“Ne kemi filluar nga përdoruesit tanë, pamë se si e përdorin smartphone, gjestet, ccfarë preferojnë të dinë dhe cilat funksione janë më të shfrytëzuara. Dhe ne kemi ndryshuar gjithçka, duke krijuar një produkt të vërtetë të përballueshme për të gjithë”.
Kështu ka deklaruar Jong-seok Park, presidenti i LG Mobile, skenë në Linkoln Center në Manhatan, për të futur risinë e smartphone të kompanisë Koreane.
Përballë një audience prej rreth 700 gazetarëve nga xhepi i tij nxori G2-in e ri, në formë drejtkëndëshe, qoshe të rrumbullakosura, në dispozicion në ngjyrë të zezë ose të bardhë.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga ‘Wall Street Journal’, kompania koreane është aktualisht prodhuesi i tretë në botën e smartphones, pas Samsung dhe Apple, me 10 milionë telefona që shiten në tremujorin e parë të vitit 2013 dhe një përqindje tregu me 4.9%.