Aksident në Lushnje-Rrogozhinënjë i vdekur dhe dy të plagosur
Lushnje - Një aksident automobilistik me një të vdekur dhe dy të plagosur është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnje - Rrogozhinë.
Një automjet me targa AA 337 FV në përpjekje për të shmangur një triçikël, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Admir Debei, 27 vjeç, dhe janë plagosur dy pasagjerët e tjerë: Lenci Saro 27 vjeç dhe Nerti Lila, 30 vjeç.
Të gjithë udhëtarët në automjet kanë qenë shok me njëri - tjetrin dhe po ktheheshin nga një gëzim familjar.
Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Konjadë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(v.gj/shqiptarja.com)