Aksident vdekjeprurës në Lushnje, viktima një 27-vjeçar, dy të plagosur
Lushnje- Një 27-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik në Lushnje.
Sipas policisë aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Konjat. Srejtuesi i mjetit tip Volvo me targa AA337FV ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me murin anësor.
Nga përplasja e fuqishme humbi jetën Admir Bebej dhe mbetën të plagosur Lenci Saro 30 vjeç dhe Nerti Lila, 30 vjeç.
Policia thotë se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik.