E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGBT leter kreut te PS-se Edi Rama

Ngjyra e selisë së PS, nuk është më dhe aq rozë, por për komunitetin PINK, (rozë sipas shqipes), ka ardhur koha që Edi Rama duhet t’i ndajë disa gjëra në programin e Rilindjes.

Komunitetit LGBT që mbron të drejtat e personave lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë u ka mbetur hatri me Artan Lamen. 

Në një shkrim për pedofilin Ardjan Prrenjasi, Lame i futi të gjithë në një thes. I quajti personat LGBT devijantë të lindur, perversë dhe të njësojtë me pedofilët. 
Kjo është injoracë dhe Edi Rama duhet të distancohet prej bashkëpunëtorit të tij- i bëjnë thirrje ata përmes një letre të hapur 

Pastaj përpiqen ta prekin edhe më shumë në sedër kryetarin e selisë rozë, kur i thonë se nuk po sillet aspak si simotrat e internacionales socialiste në Europë.

Kështu Rama tërhiqet drejt fundit të letrës për të mësuar dhe qëllimin e saj të parë. 
Personat LGBT e kërcenojnë më votë kundër Rilindjes Shqiptare, nëse nuk parashikon për ta të drejtën e martesës. 
Shembullin e ka gati tek partitë socialiste të Danimarkës dhe Francës që legalizuan martesën brenda të njëjtës gjini, si tregues i vlerave të partive të majta europiane.  
Shqipëria nuk mund të pranojë standard tjetër nga ky i BE-së i thotë Edi Ramës Ambasada PINK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›