E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta qeteson simpatizantet LSI vendos qeverisjen

Tre muaj përpara zgjedhjeve, Ilir Meta vazhdon të jetë i bindur se do të jetë kingmaker. Gjatë një takimi elektoral në njësinë 2 në Tiranë, Meta qetësoi simpatizantët e LSI, duke u shpjeguar se nuk votohet për koalicionet por për partitë. 

Meta kritikoi liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama për mos votimin ligjit të gjykatës së lartë, që zhbllokon krijimin e Gjykatës Administrative. 

Meta tha se LSI ka qenë e para që ka kërkuar rimbursim në kohë të TVSH-së për biznesin, dhe insistoi se zgjidhja më e mirë mbetet rimbursimi automatik. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›