E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi i votave ne Fier do te perfundoje brenda 24 oreve

Numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare në një prej qarqeve më të mëdha të vendit, në Fier, do të përfundojë brenda 24 orëve. Kështu është parashikuar në planin për zbatimin e numërimit elektronik, i miratuar me unanimitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka parashikuar që më 13 prill të zhvillohet testi i parë i teknologjisë, më 8 qershor do të bëhet testimi i përgjithshëm i sistemit dhe në datat 23-24 qershor do të realizohet numërimi elektronik. KQZ ka miratuar me unanimitet edhe zgjedhjen e një auditi të specializuar që do të mbikëqyrë procesin e numërimit elektronik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›