E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGI tryeze per turizmin ne Vlore

Pas tryezës së organizuar në Shkodër mbi arsimin profesional, Lëvizja e Gruas për Integrim organizoi në qytetin e Vlorës një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua mbi turizmin, problematikat që ai ka dhe mundësitë për zgjidhje e tyre.
“Programi i Lëvizjes së Gruas për Integrim, i cili u shpalos në Konventën Kombëtare Zgjedhore, nuk ka në fokus të tij vetëm gruan por të gjitha problematikat që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Ndaj ne jemi mbledhur sot këtu për të diskutuar njërën prej këtyre problematikave siç është turizmi. Kjo tavolinë mblidhet dhe si rezultat i një interesi shumë të madh të treguar në fushën e turizmit, me gjithë problematikat që ajo mbart, si dhe për promovimin e vlerave që mbart vendi ynë”- u shpreh kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha.

Në këtë tryezë morë pjesë dhe Konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi, i cili u shpreh se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në ndihmën e saj në fushën e turizmit.

“Është një kënaqësi e madhe që të jem sot këtu. Falënderoj shumë Lëvizjen e Gruas për Integrim që më ftuan në këtë tryezë. Falënderoj znj. Gjosha që është e pranishme sot këtu. Italia është shumë afër Shqipërisë dhe qytetit të Vlorës, sidomos në fushën e turizmit. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë mbështetjen e Italisë në këtë sektor ku vendi im është një vend lider”-u shpreh konsulli italian.

LGI do të ndërmarrë iniciativa konkrete për të promovuar turizmin në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›