LGTB pedalim kundër homofobisë në Tiranë
TIRANE- LGTB kanë zhvilluar sot pedalimin e tyre kundër homofobisë në sheshin “Nënë Tereza”. Pedalimi nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, vijoi përgjatë
gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kaloi në sheshin Skënderbej dhe do të përfundojë sërish në sheshin “Nënë Tereza”.
Sipas një deklarate të Kristi Pinderit, aktiviteti i sotëm u monitorua nga Policia e Shtetit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, si ai i vitit të kaluar. Sic shtoi Pinderi, “Vjet një incident i vogël me tymuese tentoi të shkaktonte frikë tek pjesëmarrësit”.
Masat e larta të sigurisë të ndërmarra nga policia drejtohen nga zv/drejtori në Tiranë, Erzen Brecani.
“Ndryshe nga viti i kaluar kur ky aktivitet u zhvillua nën një shi të rrëmbyeshëm, këtë vit edhe moti i përmirësuar premton se gjithcka do të
shkojë shumë mirë”, thuhet në reagimin e LGTB.
(m.a/BalkanWeb)