E Enjte, 5 Nëntor 2026

LIBAN – 25 të vrarë nga sulmet izraelite

BEJRUT, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 25 persona humbën jetën sot nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve libaneze.

Pa dhënë një shifër të saktë, Ministri i Shëndetësisë Firass Abiad deklaroi në një konferencë shtypi se numri i të plagosurve ishte shumë më i lartë.

Abiad theksoi se të gjitha palët ishin të interesuara për një zgjidhje diplomatike, “por vetëm njëra palë vazhdon sulmet e saj pa dallim kundër civilëve”.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi më herët që një familje me nëntë anëtarë kishin mbetur të vrarë nga sulmet kundër qytezës Shebaa pranë kufirit me Izraelin. Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë, sipas agjencisë së lajmeve,

Sipas autoriteteve, më shumë se 700 njerëz kanë humbur jetën që prej rifillimit të sulmeve të rënda të Izraelit kundër Libanit.

/u.sh/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›