E Enjte, 5 Nëntor 2026

LIBAN – Izraeli sulmon selinë qendrore të Hezbollah në periferi të Bejrutit

BEJRUT, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka goditur sot selinë qendrore të grupit militant Hezbollah në periferinë jugore të Bejrutit, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari.

Hagari e konsideroi si sulm që goditi në shënjestër dhe tha se selia e Hezbollahut ishte vendosur nën një godinë banimi.

Një re e dendur tymi shikohet të ngrihet nga Bejruti, ndërsa shpërthime të fuqishme po tronditin qytetin, tha një gazetar i agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Media libaneze ka raportuar për rreth 10 sulme të ndryshme.

Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi në Haret Hreik, një zonë periferike me popullsi të dendur e Bejrutit, pranë aeroportit ndërkombëtar. Ata përshkruan dëme të mëdha në zonë, me rrugë të bllokuara që pengojnë ambulancat të arrijnë tek personat në nevojë për ndihmë.

/u.sh/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›