LIBAN – Hezbollahu këshillon Bejrutin të mos hyjë në negociata me Izraelin

BEJRUT, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Grupi pro-Iranian Hezbollahu paralajmëroi sot se qeveria libaneze nuk duhet të ushtrohet presion për të hyrë në negociata të reja me Izraelin.
Në një letër të hapur drejtuar presidentit Joseph Aoun, kryeministrit Nawaf Salam dhe kryetarit të parlamentit Nabih Berri, grupi theksoi se bisedimet e tilla do të shërbenin vetëm interesave të Izraelit dhe aleatit të tij, Shteteve të Bashkuara.
Ai shtoi se qëllimi kryesor i Libanit duhet të jetë ndalimi i sulmeve izraelite dhe zbatimi i marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit.
Libani nuk duhet të dorëzohet ndaj “shantazhit agresiv” apo t’i lejojë vetes të përfshihet në negociata që shërbejnë interesave izraelite, shtohet në letër.
Milicia theksoi gjithashtu se rezervon “të drejtën legjitime për t’i rezistuar pushtimit dhe agresionit dhe për të mbrojtur sovranitetin e vendit së bashku me ushtrinë dhe popullin”.
Armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahu ka qenë në fuqi për pothuajse një vit, megjithatë të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Izraeli vazhdon të sulmojë objektivat e Hezbollahut në vendin fqinj pothuajse çdo ditë, sipas deklaratave të tij. Këto sulme shkaktojnë viktima dhe tensionet kanë u rritur kohët e fundit.
Bejruti përballet me presion nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të çarmatosur Hezbollahun deri në fund të vitit, një afat që grupi e ka refuzuar vazhdimisht.
“Çështja e ekskluzivitetit të armëve nuk duhet diskutuar për t’iu përgjigjur kërkesave të huaja apo zhantazhit izraelit; ajo duhet të trajtohet në nivel kombëtar, përmes konsensusit mbi një strategji gjithëpërfshirëse për sigurinë, mbrojtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”, theksoi Hezbollahu. /Ad.Ab./