E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LIBAN – Joseph Aoun presidenti i ri i vendit

BEJRUT, 9 janar /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Libanit zgjodhi komandantin e forcave të armatosura Joseph Aoun si president të vendit.

Aoun mori 99 vota në një raund të dytë nga 128 anëtarët e parlamentit.

Një votim fillestar në mëngjes nuk dha rezultate.

Milicia pro iraniane Hezbollah dhe lëvizja aleate e saj ”Amal” nuk votuan për Aoun në raundin e parë.

Ishte përpjekja e 13-të e parlamentit për të zgjedhur një president.

Vendi i vogël mesdhetar ka qenë pa një kryetar shteti për më shumë se dy vjet pasi Michel Aoun, i cili nuk ka lidhje me komandantin Aoun, la detyrën siç ishte planifikuar në fund të tetorit 2022.

Që atëherë, vendi me rreth 6 milionë banorë është udhëhequr nga kryeministri Najib Mikati si kujdestar.

Qeveria aktuale ka vetëm kapacitet të kufizuar për të vepruar.

Zgjedhja e një presidenti ka dështuar vazhdimisht për shkak të betejave për pushtet brenda elitës politike.

Seanca u mbajt në prani të ambasadorëve të huaj dhe arabë dhe të dërguarit francez, Jean-Yves Le Drian./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›